• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalon me procedurë të përshpejtuar pr/ligji për armët, PD: Duam sqarime se çfarë është kaq urgjente

by A R
15/07/2024 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me votat e Partisë Socialiste, projektligji për tregtimin e armëve u fut me procedurë të përshpejtuar, për t’u shqyrtuar në seancë plenare më 25 korrik. Pavarësisë kundërshtimeve nga opozita, maxhoranca kaloi me votat e saj kërkesën e Këshillit të Ministrave.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku kërkoi sqarime se çfarë ka urgjente për këtë projektligj, teksa tha se  para dy muajsh u bë një ndryshim me kërkesë të një operatori për të futur dy municione të tjera.

“Një operator që merrej me shpërndarjen e armëve kërkoi të futeshin 2 armë dhe u ndryshua vetëm para dy muajsh vetëm për këtë. Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshua dot? Pse qeveria para 2 muajsh kur e kaloi në komision nuk e bëri këtë ndryshim? A e kuptoni që u mblodh parlamenti vetëm, se një ofrues kërkoi të futeshin dy municione të tjera? Si mundet të ndodhë kjo? Ky është ligj që ka shumë debat, prek shumë interesa. Përfshirja në ligjin e armëve të dy municioneve me kërkesë të një operatori ka qenë absurde dhe unë nuk kuptoj dot pse duhet të ndryshojë ky ligj. Cila është arsyeja që ligji i armëve brenda dy muajve ndryshon 2 herë”, tha Tabaku.

Në përgjigje të Tabakut, socialisti Toni Gogu tha se  opozita do të ketë mundësi ta diskutojë projektligjin në komision.

“Është në diskrecionin e Këshillit të Ministrave t’i kërkojë Kuvendit një procedurë të përshpejtuar. Ka sjellë një projektligj të ri, keni kohë ta diskutoni në komisione, sot ne vendosim dhe Kuvendi ka diskrecionin të vendosë. Ne na mbetet ta votojmë”, u shpreh ai.

Projektligji do të diskutohet në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

/a.r

Next Post
Një gjest anakronik dhe diversionist i kryeministrit grek

Tre “stacione” ku shumica popullore opozitare firon në pakicë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In