Futbollistët e sulmojnë, gjyqtari nxjerr pistoletën në fushë (Video)
Një rast i paprecedent ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të kategorisë inferiore në Brazil, teksa gjyqtari i ndeshjes ka nxjerrë pistoletën në fushën e lojës.
Gjyqtari Gabriel Murta u acarua pasi u sulmua fizikisht dhe verbalisht nga lojtarët dhe stafi i një prek ekipeve në fushë. Gjyqtari Murta u godit me shqelma dhe me shuplaka nga lojtarët e ekipit Amantes de Bola, por gjyqtari ishte dhe oficer policie dhe reagoi në mënyrën e një polici: duke u treguar armën.
https://www.youtube.com/watch?v=i39uWaXvtvo









