• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Futbolli komik!

by
05/10/2015 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valon Konushevci/

Ngjarjet komike s’kanë të ndalur në futbollin kosovar. Diku prehet kurbani, e diku qengji. Diku rrihet referi, e diku tjetër portieri mbron pa dorëza. Dikush ankohet se klubi kundërshtar ia vodhi këpucët, e tjerët akuzojnë tifozët se ua hodhën fanellat në bërllok. Por, ka edhe të atillë që u është vjedhur topi. Së fundmi, Federata i dha vërejtje Llapit që ia theu tushët në zhveshtoret e Gjilanit. Analistët thonë për “Zërin” se këto vaki të çuditshme po ia përkeqësojnë edhe më shumë imazhin futbollit të Kosovës

Imazhi i futbollit kosovar gjithnjë ka qenë dhe mbetet shumë i vrazhdë para syve të opinionit të gjerë. Kur përmendet futbolli i Kosovës, njerëzve të rëndomtë menjëherë u shkon mendja te fukarallëku i madh, lloçi i stadiumeve, përkatësisht te infrastruktura katastrofale, grushtet e shqelmat nëpër fushat e blerta, kurdisjet e rezultateve, etj. Dhe, krejt këto i lënë nën hije ato pak anë pozitive që mund t’i ketë futbolli ynë. Me një fjalë, opinioni i gjerë e sheh futbollin e Kosovës krejt amator, si të botës së tretë, shkruan gazeta Zëri.

Fushatat promovuese për këtë sport lëre që kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë, përkundër nevojës së madhe, por dëmtimi i imazhit të futbollit assesi nuk ka të ndalur.

Në vendin tonë vazhdojnë të ndodhin ngjarje komike, që po e bëjnë opinionin për të qeshur me futbollin tonë. Ngjarje të tilla po ndodhin në të gjitha rangjet, madje edhe në Superligë.

Një klub prenë kurban në stadium për t’i shkuar mbarë kampionati, e klubi tjetër i prenë qingje golashënuesit. Në një ligë tjetër portieri mbron pa dorëza, e në tjetrën ndeshje sulmohet fizikisht referi. Një klub ankohet në klubin tjetër se ia ka vjedhur këpucët e lojtarëve, ndërsa klubi tjetër akuzon tifozët kundërshtarë se ia kanë vjedhur disa fanella, të cilat ia kanë hedhur në një depo të mbeturinave. Po ashtu, një trajner akuzoi tifozët se ia vodhën një top ekipit të tij, e po ashtu ekipi kundërshtar s’kishte as fanella. Së fundmi, FFK-ja ia tërhoqi vërejtjen Llapit, futbollistët e të cilit i kishin thyer tushët në dhomat e zhveshjes në Gjilan, për çka ishin ankuar gjilanasit.

Krejt këto ngjarje të çuditshme ndodhën javëve dhe ditëve të fundit, e qindra sosh kanë ndodhur në të kaluarën.

“Seriozisht, është marre me këto situata që po ndodhin. Ju e dini, me këto vaki po qeshin mediat e shteteve fqinj, e madje edhe ato në Serbi. Nuk është kulturë dhe nuk ka të bëjë me profesionalizëm prerja e kurbanit në stadium, që portieri të mbron pa dorëza, ekipi të shkojë për të luajtur si mysafirë pa rekuizita dhe ekipi vendas u jep shorce. Këto janë duke e dëmtuar shumë futbollin kosovar”, thotë për “Zërin” trajneri i njohur kosovar, Fahredin Duraku.

“Është marre për një klub, që i thotë vetes klub i futbollit, e nuk i ka një palë dorëza për portier. Edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) duhet të ndërmerr masa. Ajo po angazhon sponsorë dhe mendoj se duhet t’u ndihmojë pak këtyre klubeve që vërtet nuk kanë para me ndonjë palë rekuizita apo diçka, sepse nuk janë që kushtojnë shtrenjtë. Sepse, në të kundërtën kritikat për gjendjen i bien direkt asaj”, u shpreh ish-trajneri i Trepçës ’89.

Next Post

VIDEO/ Tirana natën, e parë nga 'syri' i një droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com