• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futbolli dhe politika – rasti Özil

by Java News
25/07/2018 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja e Mesut Özilit nga kombëtarja gjermane e shoqëruar nga akuza për racizëm në DFB preokupon politikën në Berlin dhe nxjerr në pah pyetjen: sa raciste është Gjermania.

Nga Maximiliane Koschyk
Dorëqja e Mesut Özilit nga kombëtarja gjermane po e ushqen me lajme opinionin gjerman këto ditë vere. Akuzave për racizëm zëdhënësja e qeverisë gjermane Ulrike Demmer ju përgjigj me fjalët se “Kancelarja e vlerëson shumë Mesut Özilin” dhe se ai është futbollist i mrekullueshëm që ka bërë shumë për kombëtaren gjermane. Sipas saj dorëheqja e tij nuk e dëmton integrimin në Gjermani dhe në këtë mes nuk ka faj as Federata Gjermane e Futbollit, DFB, e cila angazhohet me shumë projekte dhe fushata për integrimin dhe kohezionin social në Gjermani.

Në mënyrë të ngjashme u shpreh Ministri i Jashtëm Heiko Maas, i cili u takua me kolegun e tij britanik Jeremy Hunt një ditë pas dorëheqjes së ëzilit: “Nuk besoj se rasti i një multimilioneri që jeton dhe punon në Angli është tregues për aftësinë integruese në Gjermani”, tha politikani i SPD në Berlin. Hunti, nga ana tjetër, nuk donte të shprehej për Ozilin që luan me klubin e Londrës Arsenal.

Futbollisti Mesut Özil njoftoi të dielën se nuk do të luajë më për skuadrën gjermane. Gjyshërit e Özilit janë emigrantë turq, ai vetë është lindur në Gelsenkirchen në Nordrhein-Westfalen. Në vitin 2007, ai e la nështetësinë turke për të marrë atë gjermane. Një fotografi e Özilit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pak para zgjedhjeve presidenciale në qershor shkaktoi debat të madh në prag të Kampionatit Botëror.

Në kërkim të fajtorit

Disa politikanë gjermanë mendojnë se fajtore për dorëheqjen e Özilit është Federata Gjermane e Futbollit, DFB. Kështu politikani i të gjelbërve, Erhard Grundl, tha për DW-në se “Fillimisht akuzat e njëanshme të presidentit të DFB-së, Reinhard Grindel dhe menaxherit të ekipit të DFB Oliver Bierhoff në adresë të Mesut Özilit e shndërruan humbjen sportive të ekipit gjerman në Kupën e Botës në një krizë të të gjithë DFB-së”. DFB është tani përgjegjëse që puna integruese e futbollit të mos rëndohet.

Megjithatë sipas politikanëve në Berlin çështja nëse fotografia e Özilit me presidentin turk ishte apo jo korrekte dhe cili qe roli i tij në rezultatin e keq të ekipit gjerman në Botëror, nuk luajnë ndonjë rol sa i përket racizmit strukturor në futbollin gjerman.

“Plagë e thellë shoqërore”

Partia populiste e djathtë AfD e sheh dorëheqjen e Özilit si shembull “për integrimin e dështuar të shumë emigrantëve turko-myslimanë”, sikurse u shpreh në mediat sociale kryetarja e grupit parlamentar të kësaj partie, Alice Weidel.

“Çështja Özil dëshmon për një plagë të thellë sociale”, u shpreh Këshilli Qendror i Muslimanëve për DW. “Kjo të bëjë me racizmin në shoqëri ndaj të cilit duhet të sillemi hapur duke i dhënë një shans luftimit të tij”.

Presidiumi i Federatës Gjermane të Futbollit reagoi me një deklaratë për dorëheqjen e Özilit: “Mesut Özili kishte ndjenjën se nuk qe i mbrojtur në mënyrë të mjaftueshme si një objektiv sloganesh raciste kundër personit të tij, siç ishte rasti edhe me Jerome Boateng, për këtë na vjen keq”. Po ashtu DFB pranoi në mënyrë kritike se me qëndrimin e saj në trajtimin e kësaj çështjeje kishte dhënë kontributin e vet në ndezjen edhe më shumë të debatit. Por DFB i hodhi poshtë me vendosmëri akuzat për racizëm.(DW)

Next Post
Sergio Marchionne i Fiat, historia e një drejtuesi që mësoi të donte makinat

Sergio Marchionne i Fiat, historia e një drejtuesi që mësoi të donte makinat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

November 11, 2026
Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Blushi thirrje mazhorancës: Tërhiqni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve!

November 11, 2026
Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

November 11, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In