• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futboll/ Ja pse Tirana i ndërron aq shpesh trajnerët!

by Java News
03/01/2020 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vend që të ishte një model për klubet shqiptare, Tirana, ekipi më i titulluar në vend, është më problematiku në aspektin administrativ. Sidomos kohët e fundit, ose më mirë në epokën e Refik Halilit, Tirana është shndërruar një ekip që “ha” trajnerë. Qarkullon si një legjendë në ambientet futbolldashëse në kryeqytet, por ka një të vërtetë brenda: te Tirana mendojnë si e si të heqin trajnerin, pak rëndësi ka kush është ai dhe sa i aftë është, ai duhet të largohet për të ardhur dikush tjetër. Është kthyer në një hobi kjo gjë.

Një situatë që bëhet shpesh edhe komike, si në rastin aktual. Pas humbjes në Korçë, Julian Ahmataj dha dorëheqjen, presidenti Halili e votëbesoi, Tirana humbi edhe në fushën e vet me Kukësin dhe elbasanasi është sërish i ikur, edhe pse jo zyrtarisht.

Në fakt, asgjë nuk duhet marrë e sigurt te Tirana, sepse gjithçka ndodh. Bledar Devolli, Skënder Gega dhe Gugash Magani janë emrat “në ajër” për t’u ulur në stolin e minuar të Tiranës, secili prej tyre ka mundësi reale, por nuk është çudi që të vazhdohet me Ahmatajn. Presidenti i Tiranës është shpesh i lëkundur në vendimet që merr dhe tani thjesht duhet pritur për të parë kush do ta drejtojë ekipin në stërvitje. Përpara është derbi dhe çdo lëvizje duhet menduar mirë.

Kritikat nga ish-lojtarë dhe ish-drejtues të Tiranës janë shumë të ashpra në këtë moment, ku shigjetat drejtohen te presidenti Halili për një menaxhim të keq të klubit, me njerëz jo profesionistë, por edhe për ndërhyrje në formacion. Askush nuk del hapur, por janë akuza që nënkuptojnë se te Tirana duhet të luajë në formacion me çdo kusht djali i presidentit. Ka edhe akuza të tjera për klane lojtarësh, por kjo është në kuadrin e thashethemeve. Bardheblutë kanë kohë që vuajnë, madje pak sezone më parë prekën fundin, duke rënë në Kategorinë e Parë. Klubi nuk ka stabilitet dhe të gjithë fajësojnë drejtuesit.

Në futboll ka një shprehje shumë të njohur: “Trajneri është gjithmonë me valixhe në duar”. Dhe vërtet kështu është, por te Tirana trajneri nuk ka kohë as t’i lëshojë valixhet nga dora për asnjë moment, sepse në klubin bardheblu e presin “me këmbët e para”.

Trajneri i Tiranës, gjithmonë duke iu referuar zërave të specialistëve të futbollit, nuk ka pavarësi në punën e tij dhe as kohë për të treguar se çfarë di të bëjë. Ardian Mema, i cili nisi sezonin, u largua pas një marrëveshje ekonomike me presidentin Halili, e njëjtë është situata edhe me Ahmatajn, në pritje të trajnerit të tretë, kur jemi ende në fillim të dhjetorit. E sigurt është që Tirana do të paguajë të paktën tre trajnerë për këtë sezon dhe këtu sigurisht që ka diçka që nuk shkon me kupolën drejtuese të saj. Pastaj vijnë lojtarët që kanë përgjegjësitë e tyre.

Next Post
Presidenti Hashim Thaçi letër zyrtare Albin Kurtit: Të pres më 6 janar në orën 15:00!

Presidenti Hashim Thaçi letër zyrtare Albin Kurtit: Të pres më 6 janar në orën 15:00!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

July 31, 2026
“14 maji”/ Bejko ‘thumbon’ Berishën: Është bërë si luan pa dhëmbë që nuk kafshon dot…!

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

July 31, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

July 31, 2026
Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

July 31, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

July 31, 2026

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com