• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fustani, Ledina Çelo në kundërsulm: Jam ekstravagante, foto e vjedhur me blic për qëllime dashakeqe

by Java News
30/12/2016 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

am ardhur 10 ditë para Festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material.

Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova. Nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund. Skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë 2 orë para shfaqjes”. Këngëtarja Ledina Çelo vjen në intervistën e saj të parë pas mbylljes së Festivalit të 55-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, ku ajo ishte prezantuese dhe një ndër emrat më të përfolur të tij. Eventi më i rëndësishëm muzikor në vend, në të cilin më herët ka qenë edhe fituese, i rezervoi Ledinës jo vetëm komente në rrjetet sociale.

Nga prezantimi, te fustani i tejdukshëm që mbante veshur një nga tri netët, Ledina Çelo në intervistën për “Gazetën Shqiptare”, jep sqarimin e saj. Këngëtarja shprehet se fustani për të cilin u përfol, nuk ishte qëllim në vetvete dhe se e gjithë zhurma erdhi për shkak të një fotoje me blic, çka nënkupton sipas saj se pa blic dhe me ndriçimin e skenës ai nuk do dukej siç u duk.

Mandej, ajo jep përgjigje për pse-të e ngritura, duke theksuar se nuk do të justifikohet. Këngëtarja shton se çfarë do të kishte dashur të ishte ndryshe dhe pse shumë ide të sajat nuk u realizuan.

– Ledina, sapo mbylle përvojën si drejtuese e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Si ishte për ty? Do ta përsërisje sërish nëse do të ta kërkonin?
Në radhë të parë falënderoj TVSH-në për ftesën, duke më vlerësuar mua për të drejtuar një eveniment të përmasave të tilla, aty ku dhe nisi rrugëtimi im, e që më lidh me kujtime e emocione nga më të bukurat. Në momentin që m’u ofrua ky projekt, të jem e sinqertë, e mora me rezervë, për faktin se isha shkëputur nga angazhimet e mia artistike për një kohë relativisht të gjatë (prej ardhjes në jetë të dy fëmijëve të mi). Por dëshira e madhe për t’u takuar me publikun dhe magjia e asaj skene, më bëri të mos i rezistoja tundimit.

– Çfarë nuk shkoi mirë?
Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova. Dua të përmend vetëm një fakt, që nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund me artistët pjesëmarrës. Më saktë, do të thosha që nuk u bë qoftë edhe një provë gjenerale. Gjithashtu, skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë 2 orë para shfaqjes. Nuk e them këtë për t’u justifikuar, por kjo është e vërteta. Kam ardhur 10 ditë para Festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material. Dhe, shumë ide të miat që i kisha menduar në pikën time më të fortë të këndimit, ishte e pamundur të realizoheshin.

– Cili ishte momenti më i bukur për ty?
Momenti më i bukur ishte muzikali i këngëve ndër vite dhe hologrami i Vaçe Zelës. Sigurisht, edhe pjesëmarrja e artistes botërore Inva Mula, skenografia për mua ka qenë madhështore… Do doja që atij kolazhi t’i renditeshin më shumë emra që i kanë dhënë asaj skene, si motrat Libohova, Manjola Nallbani, Ardit Gjebrea, Sabri Fejzullahu, Kozma Dushi, Bashkim Alibali, Frederik Ndoci etj., ose të vendoseshin në monitor të gjithë këta artistë, po për limit kohe nuk mund të këndoheshin më shumë në një kolazh.

– Çfarë mund të na thuash për fustanin që bëri namin në rrjetet sociale?
Ndër vite, veshjet e mia kanë qenë ekstravagante. Ashtu siç të gjitha veshjet e stiluara aq bukur dhe aq stil nga “Geraldina Sposa”. Dua të përmend që ai fustan i zi që u përfol aq shumë, nuk ishte si qëllim në vetvete, por një foto e vjedhur me blic për qëllime dashakeqe në drejtim të atij evenimenti. Kurrë nuk kam dashur të keqkuptohem e të ofendoj spektatorin dhe ato figura emblematike që i kanë dhënë atij festivali.

– Je penduar që e veshe?
Unë e vesha me dëshirën time atë fustan, pasi edhe ndriçimi në atelie, ishte në parametrat e skenës kur bëmë provën. Gjithçka, siç e thashë edhe më lart, ishte efekti surprizë i fotos së vjedhur me blic. Dua të shtoj edhe këtë: shoh një konkurrencë të pisët nëpërmjet kanaleve konkurrente. Ne artistet japim mesazhe, dhe unë ndër vite me këngët e mia, i kam kënduar dashurisë, mirësisë, kundër urrejtjes e emancipimit të gruas, që fatkeqësisht lë për të dëshiruar.

– Kur do të vish sërish në Shqipëri?
Ndoshta në pushimet verore. Dhe, pse jo, atëherë edhe me një bashkëpunim.

– Çfarë u uron shqiptarëve për Vitin e Ri?
Shqiptarëve u uroj sa më tepër dashuri e pozitivitet.
BW/d.i.

Next Post
Granatat ndaj Kuvendit dhe televizionit, pranga 6 aktivistëve të Vetëvendosjes

DETAJET/ U arrestua për terrorizëm, si arriti të futej në Shqipëri luftëtari i ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com