• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fustani i Gridës, plazhi i Ramës dhe natyrisht Bleona

by
29/05/2015 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Tashmë është fenomen. Si një markë. Si një brand. Njihet qoftë dhe vetëm  nga emri. Kur thua Grida dihet se për kë bëhet fjalë. Shumë burra mezi e kanë arritur një gjë të tillë dhe kryesisht vetëm me mbiemrat: Berisha, Rama, Meta, Basha apo dhe Nano dikur.

Grida është fenomen. Çfarë do që të bëjë dhe çfarë do të mos bëjë, tek gruaja që po tenton të fitojë bashkinë e Durrësit përqëndrohen në mënyrë të rrufeshme të gjithë projektorët dhe vemendja publike. Eshtë një krijesë edhe mediatike, edhe ekzotike.

Historia dhe më pas edhe histeria e një fotoje nga pas shpinës që duke nisur nga e enjtja mbasdite nisi të qarkullojë nëpër celularë në fillim dhe në rrjetet sociale më pas, është një argument më shumë për të shpjeguar Gridën. Realisht ishte një këngëtare polake, fustani i të cilës i kishte treguar erës që frynte ëndrrën e shumë burrave. Burra me jetë të lumtur bashkëshortore, burra që e dredhin dhe jua dredhin, burra që dashurojnë marrëzisht siç mund të bëjnë vetëm poetët apo dhe burra që paguajnë për shërbime seksuale, pra, të shumicës dërmuese të burrave. Fatkeqësisht, kjo ishte një ëndërr importi. Një ëndërr polake.

Nuk është megjithatë ky problemi. Problemi është i shumëfishtë.

Së pari ka të bëjë me triumfin e formës mbi përmbajtjen. Shumë pak ka idenë se çfarë propozon Grida të bëjë për Durrësin në veçanti apo për politikën shqiptare, por të gjithë janë të gatshëm të diskutojnë me hir apo pahir për hiret e saj femërore; shumë pak janë ata që dëgjojnë se se çfarë i propozon ajo të ardhmes, por ngordhin nga kurioziteti për të njohur të shkuarën e saj.

Në Konventën e PD-së të fillimit të të fushatës elektorale, Grida ishte më e duartokitura nga publiku dhe më e “urryera” nga PD-ja tradicionale: xhelozia është njerëzore. Edhe kur nuk gjen arsye për xhelozinë, suksesi i dikujt projekton dështime personale dhe mjafton për të ngjallur së paku mospëlqim.

Së dyti ka të bëjë me një llogari të gabuar elektorale. Bindja mashkullore se duke e fyer me një foto të tillë, Grida nesër merr më pak vota në Durrës është e gabuar. Politikisht dhe etikisht. Eshtë e gabuar njëlloj si ajo bindja e ligë që gjykoi tetë vjet më parë se nëse e shihnin Edi Ramën lakuriq në plazhet franceze, do ta votonin më pak në Tiranë. Me shumë gjasë ndodhi e kundërta.

Sot është një situatë gati e ngjashme, por me nota komike dhe dramatike njëherësh. Eshtë e hidhur të pranohet, por “vuajarizmi” brutal dhe barbar që shpërtheu mbi shpinën e një gruaje, mund të turpërojë çdo burrë, të secilës kategori, që nga shenjtorët realë e të detyruar dhe deri tek mëkatarët tradicionalistë.

Shoqëria shqiptare ka ende probleme jashtëzakonisht serioze në këtë fushë. Ajo është e gatshëm ta dënojë me përbuzje një të mitur që i kërkon dhunuesit të saj lekë për një karficë flokësh, si Nazimja e famshme, por përulet me respekt përpara çdo lloj shkëmbimi në natyrë në politikë apo në jetët e personazheve të njohur.

Shoqëria shqiptare shpërtheu e lënduar fort kur Bleona, sa për të marrë një shembull, vendosi të fotografohet me një fustan të (zh)veshur në SHBA. Thelbi ishte që këngëtarja kontraverse kishte dëmtuar imazhin e Shqipërisë. A thua se imazhi i vendit të burrave që preferojnë ngjyrën e zezë në veshje do të ishte i pacënuar dhe më i nderuar nëse vithet e Bleonës do të ishin si të Jlo apo të Kim Kardashianit.

Grida, në mos qoftë viktimë e një shakaje që sot falë internetit merr përmasat e ortekut sa hap e mbyll sytë, është një llogari e gabuar. Me botimin e fotos së rreme sot ajo është një grua e lënduar, por një politikane e fituar. Dhe nuk meriton as njërën as tjetrën. Së paku jo me këtë lloj teknologjie. Grida tashmë është markë. Njihet vetëm nga emri. “Interneti” donte ta bënte të njihej dhe vetëm duke e parë nga pas, por gaboi. Na shërbeu dhe njëherë si pasqyrë për të parë vetveten.

Si një mundësi për t’i kërkuar ndjesë Gridës.

Eshtë koha e saj. Edhe nëse sot është dëshmi e dështimit të përmbajtjes nën formë apo anasjelltas, e triumfit të formës mbi përmbajtjen.

Next Post

"Incidenti i Gridës" në rrjetet sociale dhe këngëtarja polake (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In