• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fusim 2-3 familjarë në një varr”/ Qytetarët: Në Lezhë s’ka më tokë për të vdekurit, i gjejmë vendet me mik

by
20/10/2021 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lezha, njëjtë si Durrësi po përballet me ezaurimin e tokës në varrezën publike për shkak të rritjes demografike. Qytetarët tregojnë se janë detyruar të hapin varret e vjetra të familjarëve, ndërsa bashkia shprehet se ka në projekt ndërtimin e një varreze të re në Kakarriq, por që duhet së paku një vit të realizohet.

Toka për të hapur varre të reja ka shteruar në varrezën publike të qytetit të Lezhës. Hermal Shabani rrëfen për Report Tv se është detyruar të prishë varrin e të birit për të futur në të njëjtin vend dhe nënën. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe anëtarët e tjerë të fisit.

 “Këtu kam varros vëllanë, këtu ka qene varri i djalit të vet. Kurse këtu është varri i vajzës së djalit të axhës është t’u e zhvarros për të fut babën e vet.  Aty kam varrin e djalit dhe kam fut nënën sepse s’ka vend! Po ku? Atje (në Kakarriq) nuk varrosen të vdekurit se toka është me ujë dhe jemi të detyruar me zhvarros të parët e varros ata që vdesin tani”.- u shpreh ai.

Prej 3 vitesh në varrezat publike të qytetit është ezauruar hapësira, madje janë shfrytëzuar edhe rrugicat e brendshme. Valentina Ejlli dhe Donika Degjonaj tregojnë se janë detyruar të gjejnë mik apo të paguajnë nën dorë për një copë tokë.

‘Nuk kishte vend dhe me ndihmën e bashkisë familjarët kanë gjet një vend këtu, se familja e tij kishte qejf me gjet një vend këtu afër në Lezhë. E vështirë është me mik e kanë gjet me mik dhe e kanë varros afër portës. Bashkia e Lezhës duhet të ndërhyjë për të pastruar dhe mirëmbajt varret, ferra dhe letra. hyn kushdo këtu S’ka respekt për të vdekurit.’-tha Valentina Ejlli.

“Shumë e vështirë për të gjetur vend, duhet të paguash lek. Duhet me i bë varr mbi varr, shumë problem është nuk ka vende, shqetësim i madh sepse sipër personit të familjes nuk mund të vesh person tjetër, s’mund të qash dy persona! Kjo nuk është e drejtë, duhen të hapën hapësira të reja”.- u shpreh Donika Degjonaj.

Pjetër Ndreca, që punon si mirëmbajtës thotë se Bashkia ka projektuar të çelë një  varrezë të re në fshatin Kakarriq por qytetarët refuzojnë pasi toka nuk është e përshtatshme.

“Një burrë ka nxjerr nënën e ka fut gruan sepse nuk ka më vend për varre. Janë të detyruar të thyejnë varret ekzistuese. Atje (në Kakarriq) nuk është vend i përshtatshëm për varrezë, sepse toka ka ujë shumë”.- tha Ndreca.

Nën/kryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj shprehet se ndërtimi i varrezës së re në Kakarriq mund të nisë në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Jemi përballë faktit se në varrezat e vjetra është ezauruar totalisht bashkia e Lezhës ka parë si opsion varrezat e reja në Kakarriq që kanë filluar të zhvillohen por jo brenda standardeve. Si hapësirë është e vetmja që ne kemi sot që ka kaluar të gjitha procedurat për të marrë OK që të zhvillohet si varrezë. Largësia nuk është arsye për tu diskutuar, ndërsa për infrastrukturën ka vend për diskutim.  Aktualisht ne kemi përfunduar projektin si për mbushjen e tokës, shtrimin e rrugës nga asfalti deri tek varreza, sepse sot s’ka rrugë është rrugë arash, prishjen e ndërtimit e urës së re, që të kalojnë edhe autobusët, që të ketë akses gjithashtu mbjelljen e pemëve. E gjitha kjo është parashikuar në buxhetin e vitit që vjen nga shkurti e marsi të fillojë puna dhe qyteti i Lezhës të ketë varrezën që meriton. Varrezat aktuale do të mbyllen s’do të lejohen për të hapur varre të reja përveç rasteve të varreve familjare, apo punonjësit për mirëmbajtjen, por jo për të shtuar kapacitetin e varreve.’ – tha Ermal Pacaj, nënkryetar i bashkisë Lezhë.

/b.h

Next Post
Gledis Nano-policëve: Më keni në krah, por asnjë tolerim ndaj atyre që neglizhojnë detyrën

Gledis Nano-policëve: Më keni në krah, por asnjë tolerim ndaj atyre që neglizhojnë detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com