• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fushë-Krujë/ Tritol makinës, ja pistat e hetimit

by Java News
10/04/2019 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfliktet e të birit mund të fshihen pas tritolit në makinën e zyrtarit të Bashkisë Fushë-Krujë, shpërthim që tronditi familjen Xaka mbrëmjen e së dielës, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Burime nga Policia lokale thanë për gazetën “Panorama” se konfliktet e djalit të Vesel Xakës janë shkaku i shpërthimit që u regjistrua në periferi të Fushë-Krujës. Policia ka pyetur fillimisht zyrtarin e bashkisë, njëkohësisht edhe kryefamiljar, Vesel Xakën dhe të birin e tij Sabah Xaka, nëse kishin ndonjë konflikt të hapur dhe të dy kanë mohuar në mënyrë kategorike të kenë probleme të hapura.

“Po hetojmë me intensitet të lartë këtë ngjarje. Kemi shoqëruar disa persona për verifikim. Këtë shpërthim po e hetojmë në dy drejtime: rreth detyrës shtetërore të shtetasit Vesel Xaka dhe konfliktet e të birit Sabah Xaka. Kjo e dyta është më interesante, pasi kemi dyshime që i biri ka konflikte dhe po i verifikojmë”, thanë burime nga grupi hetimor, duke shtuar se në shpërthim janë përdorur të paktën 100 gr lëndë plasëse e llojit tritol. Të njëjtat burime nënvizojnë se për këtë arsye është marrë në pyetje Sabah Xaka, djali i 63-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00, në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Automjetit tip “Golf 6”, e parkuar në oborrin e një shtëpie, i është vënë një sasi lënde plasëse dhe nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Pronari i makinës, Vesel Xaka, 63 vjeç, është punonjës i Bashkisë së Krujës, në Njësinë Administrative të Cudhit.

Vetëm 10 ditë më parë, po në FushëKrujë, një tjetër automjeti që ndodhej gjithashtu i parkuar në oborr iu vendos tritol. Shpërthimi i fundit regjistron të shtatin brenda këtij viti në Rrethin e Krujës, ku objektiv ishin biznese, banesa, automjete dhe shtyllat e tensionit të lartë. Në asnjë rast, Policia nuk ka vënë në pranga asnjë prej autorëve.

/a.meta

Next Post
Privatizimi i Diellit

Plazhet me qira/ Del rregullorja e re, ja hapësira që do jetë publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
Histori e trazuar

Histori e trazuar

August 11, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Devoll, flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com