Në Fushë Krujë rregjistrohet një tjetër shpërthim eksplozivi, pas atij të mbrëmjes së djeshme, ku lënda plasëse u vendos në këmbët e një shtylle tensioni.
Shpërthimi tjetër ndodhi në fshatin Nikël, ku një sasi eksplozivi i është vënë dyqanit të shtetasit Gëzim Meta. Fatmirësisht nuk ka patur dëme përveç atyre materiale.
Shpërthimi në dyqanin e 50 vjeçarit ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se dy rastet kanë lidhje me njëra tjetrën. Sipas pistave paraprake, dyshohet se dy shërthimet e tritolit në Fushë Krujë mbajnë të njëjtin autor.