• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushë-Krujë/ Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi: Nuk di gjë për katastrofën mjedisore nga djegia e gomave

by Java News
10/08/2021 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktur një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Tymi i zi pushtoi qytetin deri në orët e para të mëngjesit, duke ndotur të gjithë zonën.

Zjarri i përmasave të mëdha për djegien e gomave vuri në rrezik edhe banesat teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll.

Por skandali merr përmasa dhe më të rënda kur konstatojmë se një situatë të tillë e ka jashtë kontrollit edhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, e cila nuk është parë në zonë për të monitoruar gjendjen, teksa këto goma të grumbulluara përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.

Drejtori i AKM, Edison Konomi i kontaktuar nga Report Tv nuk është përgjigjur për të sqaruar situatën e krijuar. Ndërsa në një prononcim për News24, ai është shprehur se nuk kam dijeni për këtë çka ndodhur në Fushë-Krujë.

Por si qëndron e vërteta? Teksa djegia e gomave në Fushë Krujë vijon prej dekadash, supozohej që kjo katastrofë do të mbarontë në vitin 2016, kur është miratuar vendimi nr. 652, datë 14.09.2016, “Për rregullat dhe kriteret për menaxhimin e mbetjeve nga gomat e përdorura”, ku përcaktohet se gomat, duhet të trajtohen sipas kritereve mjedisore dhe jo të digjen në qiell të hapur.

Përgjegjëse kryesore për zbatimin e kësaj VKM-jë është Agjencia Kombëtare e Mjedisit, me drejtues Edison Konomin, i cili sot thotë se nuk di gjë për këtë katastrofe mjedisore. Në bazë të kësaj VKM-je inspektorët e mjedisit të drejtuar nga Edison Konomi, duhet të ishin në terren për të monitoruar dhe inspektuar pikat e djegies së jashtëligjshme të gomave jashtë përdorimit, dukë i mbyllur apo vendosur gjoba këtyre aktiviteteve që shkaktojnë ndotje katastrofike mjedisore. Ndërkohë që dhe Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, në vitin 2018 e më pas në 2019, doli në media për të marrë meritat e një VKM-je që nuk u zbatua kurrë. Blendi Klosi në të dyja prononcimet për mediat nga Fushë – Kruja premtoi se “Furrat e paligjshme të gëlqereve që djegin gomat do të mbyllen”.

Sot, kur banorët e Fushë-Krujës janë nën kërcënimin serioz të helmeve nga djegia jashtë çdo kriteri të gomave, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nuk prononcohet, ndërsa drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi shkon më tej, duke thënë për News24 se nuk e dinte çfarë po ndodhte mbrëmë në mes natë në Fushë – Krujë, ndërkohë që është pikërisht institucioni dhe inspektorët që ai drejton të cilët duhet të ishin të parët për mos të lejuar këtë katastrofë mjedisore.

Por këtë kastastrofë ekologjike, deri më tani nuk ka asnjë përgjegjës, por vetëm viktima, ata janë banorët e Fushë – Krujës, të cilëve prej vitesh ju vihet në rrezik shëndeti nga helmet e leshuara nga djegia e këtyre gomave.

Sipas ligjit Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe VKM së për menaxhimin e mbetjeve të gomave parashikohet qe gomat duhet te trajtohen si vijon dhe jo te digjen:
a) Riveshjen për ritregtim, me qëllim përdorimin origjinal të tyre;
b) Riciklimin e gomave të patregtueshme, nëpërmjet grirjes së tyre dhe përdorimit të granulave si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të gomave;
c) Rikuperimin e gomave të patregtueshme me qëllim përfitimin e energjisë;
ç) Përdorimin e gomave të përdorura si lëndë djegëse shtesë për veprimtari të caktuara industriale.

Më tej parashikohet se: “Trajtuesi i gomave të përdorura dërgon pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve informacion në lidhje me sasitë e gomave/mbetjeve të gomave të përdorura, të trajtuara sipas dokumenteve të transferimit, brenda datës 30 Tetor të çdo viti. Agjencia informon Ministrinë në lidhje me të dhënat e trajtimit të mbetjeve nga gomat e përdorura brenda muajit janar të vitit pasardhës.’

Por situata e zjarrit një natë më parë në Fushë Krujë na tregoi se ligji është shkelur me të dyja këmbët nga vetë Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Next Post
Aktorja tregon rrënjët shqiptare, moderatori pranon se dhe gruaja e tij është. “Sherr” për shprehjen turke “kokë arnauti”: A merresh vesh me shqiptarët?

Aktorja tregon rrënjët shqiptare, moderatori pranon se dhe gruaja e tij është. "Sherr" për shprehjen turke “kokë arnauti”: A merresh vesh me shqiptarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com