• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fushatë e pazakontë!”, Shpëtim Idrizi tregon pse nuk bashkëpunoi me PS në zgjedhje: Donin të ishin vetëm! S’kishim mundësi zgjedhjeje

by S T
08/05/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ndodhemi në “metrat e fundit” të fushatës zgjedhore, në studion e “Ekspres” në RTSH 1 ishte Shpëtim Idrizi, kandidat për deputet në Tiranë.

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kandidon në listë të hapur në garën e 11 majit, duke qenë pjesë e koalicionit Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Z. Idrizi e cilësoi fushatën e sivjetme ndër më të mirat që ai ka bërë, por e pakrahasueshme me të kaluarat.

“Ka qenë një fushatë e pazakontë për nga mënyra si u zhvilluan gjërat dhe me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, ku disa janë në listë të hapur e disa në listë të mbyllur. Katër vjet më parë u prish Kushtetuta vetëm që të gjithë të ishin të në listë të hapur, që do u jepte mundësinë qytetarëve të zgjidhnin kë të çojnë në Parlamentin e Shqipërisë… Vazhdoj të mendoj që edhe ata që bënë këtë Kod, por edhe gjithë kryetarët e partisë duhet të jenë në listë të hapur, sepse janë ata që kërkojnë votën për çfarë kanë bërë dhe çfarë mendojnë që do të bëjnë,” tha z. Idrizi.

Kreu i PDIU-së sqaroi edhe vendimin e tij për të qenë krah PD-së me liderin e saj Sali Berisha dhe pse u bë e pamundur aleanca me socialistët e kryeministrit Edi Rama.

“Mos mendoni që PDIU-ja ka pasur ndonjëherë mundësi që të zgjedhë apo të bëjë zgjedhje të gabuara. Partia Socialiste e kishte deklaruar që nuk bën koalicion me askënd, që është e vetme. Kodi Zgjedhor na detyroi ne për shumë arsye që të bënim këtë zgjidhje. Ne opozitën e kemi bërë edhe në 2021, edhe në 2017, edhe 2013, edhe 2011. Pra, është e natyrshme për ne. Arsyeja kryesore ka qenë që PDIU-ja mbas 15 viteve të ishte sërish një parti parlamentare për të potencuar kauzat e saj. Është një parti që e di pse rri në politikë. Mundësitë për të marrë një mandat tjetër në Tiranë do të ishin duke dalë unë në listë të hapur dhe kemi pritshmëri shumë të mëdha edhe në Durrës, në Fier, në Vlorë dhe në Elbasan,” deklaroi z. Idrizi.

Çështja çame dhe promovimi i çështjeve kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Preshevë mbeten ndër kryetemat e programit të PDIU-së. Z. Idrizi theksoi se ai ka marrëveshje me z. Berisha për ta çuar përpara zgjidhjen e tyre nëse rivjen në pushtet si kryeministër.

“Ne kemi një marrëveshje vetëm me Partinë Demokratike, të nënshkruar nga unë dhe z. Berisha, ku dy janë pikat e saj kryesore: mbështetja reciproke për programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, dhe mbështetja dhe përkrahja e Partisë Demokratike për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë me të gjitha elementet e saj. Pika e dytë ka qenë angazhimi i të dy partive që të ketë një Ministri Diaspore për 2,4 milionë shqiptarët që janë jashtë. Për 2,4 milionë shqiptarët që banojnë në Shqipëri ne kemi 14 ministri, 4 ministra shteti, 1 mijë institucione dhe 192 mijë veta që u shërbejnë atyre, kurse për motrat dhe vëllezërit tanë që janë pothuajse kaq ne kemi zero institucione që u adresohen.

Nuk mund të jetë sjellja jonë me diasporën, e cila është një mundësi shumë e madhe, që dikush thotë ‘mbasi na sillni 1 miliard euro në Shqipëri, hajde tani të votojmë që ta rrahim këtë që kam në krah, se nuk e rrah dot vetë’ apo dikush tjetër që thotë ‘hajde më votoni mua se do të marrim pasaportën që ju çon në Europë’, ndërkohë që ata janë europianë,” u shpreh z. Idrizi.

PDIU-ja shpreson deri në dy mandate të sigurta në qarkun e Tiranës dhe për fitoren e koalicionit të djathë më 11 maj.

“Në Tiranë e kemi plotësisht të mundshme nga pikëpamja numerike që të kemi edhe një mandat të dytë për PDIU-në. Besoj që edhe koalicioni opozitar, pavarësisht sondazheve që kanë filluar të përmirësohen, do t’i kalojë mandatet e duhura dhe rezultatet e 2021-it,” tha kreu i PDIU-së.

Next Post
FOTOLAJM/ Besimtarët festojnë zgjedhjen e Papës së ri, flamuj dhe brohorima në Sheshin e Shën Pjetrit

FOTOLAJM/ Besimtarët festojnë zgjedhjen e Papës së ri, flamuj dhe brohorima në Sheshin e Shën Pjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In