• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fushatë apo gallatë?

by
13/06/2015 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi/

Fushat elektorale për Kryebashkiak ka sjellë dhe një “luftë” të heshtur deri diku. Shfaqja në media duket se e ka bërë fushatën më shumë mediatike se sa konkrete. Kjo po ndodh pasi, në të gjitha takimet, kandidatët mbledhin rreth tyre ( varjant i ri ky) anëtarët e partive të tyre. Kjo dukshëm dhe në rakimet e dy liderve politik.

Në këtë fushatë, përballemi me dy sllogane. Pozita ka slloganin ” Drejtim i duhur ” i cili me shigjetën e sajë të ngjan më shumë me një tabelë të qarkullimit rrugorë ku jepet “Drejtim i detyruar” panvarsidht nga kjo, te jep dhe nje vijë të lakuar e cila sipas “drejtimit të duar” nuk dihet se ku të çon.?

Opozita ka slloganin ” Punë dhe dinjitet” përsa i përket punës jemi plotësisht dakort, pasi njeriu duhet të punojë. Kthimi i “dinjitetit” nuk kuptohet? Njeriu edhe i varfër e ka dinjitetin e tijë. Dinjiteti nuk humbet nëse nuk do vetë individi. Por, ajo që të bie në sy është se, emri i kandidatit vendoset mbi ngjyrën mavi.

E duan politikanët tane se,:- Në politikë flitet me ngjyra ? E dinë këta se politika fillon nga njëshi ( e kuqja) dhe mbaron tek djeta ( e zeza) ?. E kanë idenë se Europa që këta premtojnë dhe thonë që do bëhen pjesë e sajë, vlersimin e përcaktimin e pozicionit politik e lexon nëpëmjet ngjyrave?
Po le ti kthehemi fushatës.

Në fjalimet e tyre, nga përgjigjet që ju japin të pranishëve, duket qarte një parapregatitje për atë çka do thonë. Në përgjithësi duket lexueshëm se, kandidatët gjërat i thonë fikse, aq sa të ngjajnë me një kasetë e cila fillon,mbaron dhe rifillon po me të njëjtën ritëm e fjalë.

Premtimet në këtë fushatë duken sikur e keqja mbaron më dt. 21 Qershor. Ngjan me parrullën e dikurshme ” Plani dy vjeçar do na sjell begatinë” premtimet janë aq të pa besueshme sa kthehen dhe ne gallatë. Këtu zë vënd dhe shprehja:- “Hë më se premtim elektoral ishte”. Askush nga kandidatë dhe pse premton kaq shumë, nuk deklaron se sa është fondi i bashkisë që do drejtojë. Askush nuk paraqet një plan se si do vendosi rregullat e lojës për biznesin, për bujqësinë, çfar plani ka për rrugët lidhëse të fshatrave, rrugicat që janë për të qarë hallin. Premtojnë 24 orë ujë për qytetin, pastrimin e tijë, Po mirë, e dinë këta kandidat se këto janë detyra të sanksionuara me ligj. Askush nuk thotë se do zbatoj ligjin e pushtetit vendor. Askush nuk thotë se do shfrytëzoj të gjitha hapsirat ligjore, për të përmbushur detyrimet ligjore që më ngarkon ligji.

Të gjithë premtojn aq shumë, deri në atë pikë, jo vetëm që bëhen të pabesueshëm por, duket sikur bëjnë gdllatë me elektorati. Kuptohe që fushata ka dhe fryrje në premtime por, jo të bëhen tullumbace sa më pas, me një maj gjëlpëre jo vetëm shfryhesh por, dhe rrudhosesh e nëhesh fare i pa vlerë.

Sot, shohim një fushatë sa të fryrë në premtime aq dhe të mefshtë me përballjen reale të elektoratit. Aty ku sot drejton pozita, opozita e ka më të lehtë të flasë për ato gjëra që s’janë bërë, edhe e anasjelltas. Problemi qëndron në faktin kur, kandidati kërkon të rrimarë postin e Kryetarit, ketu fillon e çalon puna. Premtimet që kandidatët bëjnë, bien ndesh me punën e atij aktual. Kjo gjë rrit mosbesimen e votuesve. Ndoshta kandidatët prandaj zgjodhën këtë metodë fushate. Përballja direk apo derë më derë do ju sillte mjaft probleme, madhe do kishin dhe “luksin” të shikonin realitetin më mirë.

Punësimin e kanë si pik të parë të gkithë. Po si e qysh do e arrijnë askush nuk jep sqarime të hollësishme. As për gjëndjen e terreneve sportive apo hapsirave publike nuk japin rrealisht diçka konkrete. Dikush deklaron se nuk do jap leje ndërtimi, dakort. Rasti i Tiranës, Durrësit me sa duket i ka vënë në “bina”kandidatët. Por, nga ana tjeter, duket sevizioni i tyre është i mefshtë. Ndërtimi është barometër në zhvillimin e një vëndi. Pra, nuk është puna nëse ndërtohet. Puna është si do ndërtohet dhe sa të zotër janë për ta rregulluar këtë katrahurë urbane.

Emrini për të kandiduar, duket se ka sjellë dhe këto pasoja euforike të kandidatëve. Të emrohesh në ditën e fundit të afatit ligjor, do të thotë se brënda partive nuk ka pasur garë. Landidati si një njeri i emruar, nuk do shtrojë platfoë individuale jo e jo, por as platforme të parapregatitur nga stafi i tijë. Në fushatë ata janë të detyruara të paraqesin platformat e nxjerra nga sirtaret e partive. Kur zihen ngushtë, mundohen ta kthejnë në një fushatë politike.

Me sa duket kultura politike po trgon se akoma nuk po mundet të ndajë, fushatën e zgjedhjeve vendore me atë kuvendare.kjo sjell dhe gjithë këto premtime sa të fryra aq dhe fyede për elektoratin.

Këto zgjedhje, me këtë tip fidhate, duket se do ta çojë votuesin drejtë një dëshire për të mos votusr. Kjo jo për faj të tijë pir, nga zhgënjimi e mosbesimi që vetë kandidatët po përciellin. Këto votime do ngjajnë më shumë me votime partishë se sa me votime për pushtetin vendorë.

Elektorati gri, pra ai që nuk është i detyruar të votojë mbi bazën e bindjeve partiake, kërkon një bashkëbisedim tjetër. Kërkon gjëra konkrete e të reslizieshme e jo eufori partishë. Por, është ky elektorat që, jo vetëm është i domosdoshëm për të qenë pjesë aktive por, është dhe përcaktues në firoren e kandidatit. Deri më tani. Për këtë pjesë është punuar pak për të mos thënë aspak.

Një fenomen tjetër është dhe shit-blerja e votës. Të akuzuar nga të gjithë për këtë fenomen, duket se dhe në këto zgjedhje do vazhdojë të ndodh. Flitet se do bëhen kontrolle dhe do dokumentohen fenomene të tilla. Mjafton kjo? Shitblerja e votës është kthyer në fenomen tek ne. Mos vallë partitë politike e kanë strategji të tyren këtë fenomen.? Lufta ndaj tij nuk është bërë. Shitja e blerja e cotës nuk është vetëm me para. Ajo bëhet në shum mënyra. Që nga thesi mjellit e deri tek vëndi i punës. Ku ka zë sështë pa gkë. Nëse do mohojmë këtë fenomen, është njësoj sikur të themi se drejtësia është e pa korruptuar.

Por, elektorati gri, i cili është më skeptik, shikon dhe për persolalitetin e kandidatit, personaliteti nuk është vetëm nga fjala burr i mirë apo burr i keq. Personaliteti shikohet dhe nga mënyra se sa korrekt ka qënë kandidati me ligjin. Nëse kemi kandidat qe kanë shkelur lugjin, dhe pse nuk janë të akuzuar apo dënuar, i jep të drejtë elektoratit asnjajës që ta gjykojë në mënyrën e tijë, i pa ndikuar nga bindja partiake. Gjykimi asnjanjës dhe intelektual, është më i drejtë se çdo gjykim tjetër. Mirpo, kandidatët tanë, ngurrojnë të përballen me këtë të vërtetë. Në momentin që pyeten, ata dredhojnë duke sulmuar kundërshtarin. Herë personalisht dhe herë politikish. Gjithsesi, nga këto zgjedhje. Ne përsëri nuk do arrimë as standartet e as atë që është më e domosdoshmja. Pasjen e një kryetari të ndërgjegjëshëm që të tregojë se është në detyrë për ti shërbyer qytetarit e jo partise ku militon.

Next Post

De Biasi: Fitore e madhe, por të mos na kapë euforia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Gëzuar! Festoni me besimin për Krishtlindje më të mira në 2026-ën

December 25, 2025
Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

December 25, 2025
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

December 25, 2025
Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

December 25, 2025
Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Kuçovë, përleshje mes adoleshentëve, 19-vjeçari plagoset me thikë

December 25, 2025
VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

December 25, 2025
Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

December 25, 2025
Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

December 25, 2025
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

December 25, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Ish-kreu i FRPD reagon për takimet e Salianjit në Durrës, Gjirokastër e Elbasan: Pjesëmarrje masive, lidershipi flet me nxitim! Ja 3 arritjet..

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com