• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushatë anëtarësimesh në PS, në Njësinë 5, Veliaj: Kthehemi me kokën lart se i kemi mbajtur angazhimet

by A R
25/02/2024 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia 5 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të fushatës së anëtarësive të reja në Partinë Socialiste. Veliaj theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë për të rinjtë si një mundësi për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

“Përsa kohë që secili prej nesh, me veprimin ose mosveprimin e tij, është duke bërë politikë, atëherë pse mos ta bëjmë këtë në mënyrë të organizuar. Pse mos ta bëjë këtë si skuadër? Pse mos të aplikojmë parimin ‘një për të gjithë dhe të gjithë për një’, në një frymë që është skuadra jonë, është familja jonë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Dua shumë që ta çojmë këtë punë deri në fund dhe për 100 organizata që kemi, të kemi 400 anëtarë të rinj, si çunat dhe gocat fantastikë që do marrin kartën sot”, deklaroi Veliaj.

Veliaj nënvizoi se PS ka treguar në drejtimin e vendit dhe të bashkisë, që di të bëjë punë dhe të jetë pranë qytetarëve.

“Sot në çdo njësi ka një hapësirë dinjitoze ku ti mund të bësh një mbledhje komunitare. Pra, fakti se në çdo njësi kemi holle të tilla, më bën të ndihem vërtet krenar. Jo se i kemi bërë të gjithë gjërat, se ndryshe politika do mbaronte, ndryshe nuk do kishte zgjedhje as në Zvicër, në qoftë se Zvicra i ka bërë të gjitha gjërat. Në asnjë vend nuk mjaftojnë gjërat sepse gjithmonë dalin nevoja të reja. Por, ne kthehemi me kokën lart, se një pjesë të madhe të angazhimeve tona, duke filluar nga gjërat madhore që janë ikona të Njësisë 5, si Kopshti Zoologjik apo Parku i Liqenit, si Parku Olimpik ose investime të tjera të shkollave, kopshteve dhe çerdheve deri te disa gjëra të vogla, siç është administrimi i pallatit dhe veshja me kapot, i kemi mbajtur premtimet tona”, u shpreh ai.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se vizioni i PS për Shqipërinë 2030 është ambicioz, që kërkon ndryshim të vazhdueshëm.

“Njësia 5 tregoi se është socialiste, që e vlerëson Partinë Socialiste, që e vlerëson drejtimin e Partisë Socialiste, por neve këtë nuk mund ta bëjmë vetëm në fushata. Në kongresin e dhjetorit u vendos që partia duhet të kalonte një proces rienergjizimi. Ne kemi një vizion për Shqipërinë 2030 dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është një vizion ambicioz. Është një vizion, i cili kërkon ndryshim të vazhdueshëm dhe ndryshimin nuk ka pse të na e tregojnë rezultatet zgjedhore, ndryshimin duhet ta bëjmë përpara zgjedhjeve. Duhet ta bëjmë me qëllim që të jemi gati në momentin që do të vijnë zgjedhjet dhe do të duhet vetëm të tregojmë rezultatet”, tha Ibrahimi.

Ministrja shprehu bindjen se PS do të arrijë fitoren edhe në zgjedhjet e 2025.

“Ju garantoj se me skuadrën e re, me drejtimin e kryetarit, Erionit, një shok, mik, vëlla, ne do t’ia dalim që edhe në zgjedhjet e ardhshme të garantojmë një fitore, e cila do të sjellë përmirësimin e vendit tonë”, tha Ibrahimi.

/a.r

Next Post
Bruksel/Shqipëria në gjyq me Kroacinë dhe Malin e Zi për ndotjen bregdetare

U kërkua në "këshillimin kombëtar", propozohet rritja e gjobave me 30% ndaj atyre që ndotin mjedisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vuri thikën në qafë policit të rrugores që ishte në detyrë, në pranga autori! Efektivi: Më erdhi nga pas!

I vuri thikën në qafë policit të rrugores që ishte në detyrë, në pranga autori! Efektivi: Më erdhi nga pas!

June 5, 2026
Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

June 5, 2026
“Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit”, xhaxhai i Enea Mekollit: Ishin 6 policë në aksion, më vonë shkuan të tjerët!

“Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit”, xhaxhai i Enea Mekollit: Ishin 6 policë në aksion, më vonë shkuan të tjerët!

June 5, 2026
Skema e Bujqësisë, grante edhe për të rinjtë/ Jaupllari: Nxisim prodhim pa pesticide për tregun ndërkombëtar

Skema e Bujqësisë, grante edhe për të rinjtë/ Jaupllari: Nxisim prodhim pa pesticide për tregun ndërkombëtar

June 5, 2026
Momente nga salla para samitit të Tivatit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

Momente nga salla para samitit të Tivatit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

June 5, 2026
‘Kosova meriton statusin e vendit kandidat’, Haxhiu nga Samiti i Tivatit: E ardhmja jonë është në BE

‘Kosova meriton statusin e vendit kandidat’, Haxhiu nga Samiti i Tivatit: E ardhmja jonë është në BE

June 5, 2026
Samiti i Tivatit/ Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

Samiti i Tivatit/ Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

June 5, 2026
Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

June 5, 2026
Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

June 5, 2026
Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In