• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FUSHATA/ Shkarkimet në administratë, ministrat e PD përplasen me zv.ministrat e PS

by Java News
01/06/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Urdhrat e ministrave teknikë të Partisë Demokratike për shkarkimin e disa punonjësve të administratës që janë parë në fushatën zgjedhore, kanë krijuar përplasjet e para brenda administratës. Rasti i fundit ishte shkarkimi i Kliton Bistrit, inspektorit të hetimit tatimor nga ministrja e Financave, Helga Vukaj, e cila dje kërkoi dhe ndjekje penale për të.

“Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal për Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, pasi në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi, si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale.

Veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave ka urdhëruar më datë 29 maj shkarkimin e menjëhershëm të z. Kliton Bistri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Por mësohet se Bistri është në detyrë. Burime nga Tatimet thanë se urdhri i shkarkimit është i paligjshëm. Sipas tyre, punonjësit e administratës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ndërkohë që ministrja vetëm mund të vërë provat në dispozicion të drejtoreshës.

Statusi i nëpunësit civil përcakton se punonjësit e administratës kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar dhe rrjedhimisht nuk mund të shkarkohen shkruan ‘panormama’. Denoncimet dhe masat e pezullimit vijnë vetëm nga ministrat teknikë.

Tri ditët e fundit, ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, pezulloi nga detyra drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj, duke ia referuar rastin Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

Pas tij, ishte Ministri i Shëndetësisë, që pezulloi Julinda Feracakun, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnjë, për pjesëmarrje në fushatën e PS.

LEJET

Mes ministres së Financave, Helga Vukaj, dhe zv.ministres së saj, Irena Beqiraj, ka një përplasje shkresore në lidhje me urdhrin e Vukajt për pezullimin e lejeve të verës për punonjësit e Ministrisë së Financave dhe administratës së institucioneve të varësisë prej saj.

Përmes një memoje dërguar ministres Vukaj, Beqiraj i kujton asaj kompetencat e ministres në marrëdhënie me administratën dhe i kërkon asaj që të reflektojë për urdhrin nr. 58, datë 30.05.2017.

“Asnjë ligj, apo akt nënligjor normativ nuk ndalon dhënien e lejeve vjetore në periudhën e përfshirë nga urdhri i ministrit të Financave. Për rrjedhojë çdo miratim i këtyre lejeve ka qenë dhe mbetet i ligjshëm.

Në këtë drejtim, K.Pr.A. nuk lejon shfuqizimin e këtyre akteve me qëllim ndërprerjen e lejeve vjetore. Për më tepër në urdhër nuk citohet se cilat janë arsyet që cenojnë vijueshmërinë e punës në përputhje me kërkesat e VKM nr.511/ 2002”, thuhet në memon e zëvendësministres Beqiraj për ministren Vukaj./ma.me

Next Post
Pse nuk mund ta kemi më parlamentin e vitit 1992?!

Pse nuk premtojnë modelet e zgjedhura nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra

Humbi të vëllanë në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet karrierës pas tre muajsh shkëputjeje: Duhet të merresha me familjen dhe veten!

December 29, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

December 29, 2025
Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

December 29, 2025
Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com