• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata për mbjelljen e pemëve, Veliaj: Jemi një parti kur vjen puna te gjelbërimi!

by A R
24/02/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushatës së mbjelljes së pemëve i janë bashkuar edhe administratorët e zgjedhur të pallateve. Të organizuar në grupe pune, së bashku me banorët, ata po kontribuojnë çdo ditë për gjelbërimin e lagjeve dhe oborreve para pallatit. Aksionit të sotëm në bllokun e pallateve pranë zonës së Astirit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ndihmoi administratoren Enxhi Kërpaçi dhe banorët e pesë pallateve që ajo ka në administrim, për të mbjellë disa pemë të reja në lagje.

Veliaj vlerësoi ndihmën e vyer të qytetarëve dhe ftoi edhe banorët e pallateve të tjera në kryeqytet që të bëhen pjesë e kësaj nisme, për një mjedis më të shëndetshëm për fëmijët. “Jam shumë i lumtur sot që, në këto pallate të reja, me njerëz që kanë ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, po ndërtohet një komunitet. Komunitet nuk është vetëm kur e ke adresën në Tiranë, por kur bëhesh bashkë me komshinjtë, kur tregon solidaritet, kur jep e merr, kur bashkohesh me aksione si ky i gjelbërimit. Sikur të 5 mijë pallatet e Tiranës të mbjellin nga dhjetë pemë, do të kishim 50 mijë pemë në oborret e lagjeve tona”, u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se përtej bindjeve politike, të gjithë qytetarët mbështesin idenë që qyteti të ketë më shumë oksigjen. Duke theksuar se Tirana shtohet çdo ditë me rreth 70 qytetarë të rinj, që vendosin të ndërtojnë jetën e tyre në kryeqytet, Veliaj shtoi se nevojitet një emancipim më i madh për jetesën në komunitet. “Njerëzit këtu mund të kenë bindje të ndryshme politike, por kur vjen puna tek gjelbërimi jemi në një parti, te partia e oksigjenit, partia e pemëve, e fëmijëve dhe e të ardhmes së këtij qyteti. Në Tiranën tonë që shtohet çdo ditë me 70 vetë, me nga 6-7 mijë apartamente, nuk e ndalojmë dot këtë trend, por mund të ndalojmë degradimin që kemi pasur më parë”, tha ai./a.m.

Next Post
Ndërron jetë disa ditë pas aksidentit biznesmeni i njohur

Ndërron jetë disa ditë pas aksidentit biznesmeni i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In