• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata milionere e Berishës/ Ajsbergu financiar i ‘Foltores’: Fatura e shpenzimeve, mister burimi i të ardhurave

by Java News
18/04/2023 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çelja me pompozitet e fushatës elektorale të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në stadiumin Air Albania kishte edhe një fature financiare bashkëshoqëruese të majme, ku në bazë të cmimeve të referencës në treg, për elementët e dukshëm ajo shkon mbi 88 mijë euro ose thënë ndryshe rreth 100 milion lekë.

Megjithatë sipas ekspertëve kjo është vetëm maja e ajsbergut për aktivitetin, pasi ka edhe një listë të gjatë të shpenzimeve operative duke nisur nga transporti i simpatizantëve, dreka , dieta etj.

“Është një faturë minimale, sepse në fakt është më e lartë. Që nga qeraja e stadiumit, ajo është një qera për një aktivitet sportive, do të thotë se nuk ka nevojë për marrje me qira të stadiumit për më shumë ditë.

Kur kemi aktivitet politik, stadium duhet të merret më shumë se një ditë me qira, ndaj cmimi duhet të jetë dy apo tre fishuar, vetëm nëse ka patur ulje nga autoriteti që menaxhon stadiumin.

Normalisht duhet të kushtonte 40-60 mijë euro, pjesa tjetër janë cmime tregu, çmime normale, ama kjo nuk është vetëm kosto e aktivitetit, elementeve të dukshëm. Elementet e padukshëm janë autobusë nga rrethet, që duhen marrë me qira dhe duhen paguar, karburanti, kostot për njerëzit që vijnë.

Rreth gjysma e personave në stadium kanë ardhur nga rrethet dhe për ata ka falenderime, nuk mund të themi sa para i janë dhënë gjithësecilit, por normalisht kështu bëhet. Nëse marrim parasysh se Partia e Lirisë ka marrë rreth 150 mijë euro si kontribute për fushatën mund të kuptojmë se këto janë shpenzuar vetëm në këtë aktivitet. Tani në 60 qytete të Shqipërisë do ketë zgjedhje dhe fushatë.

Partitë shqiptare shpenzojmë mesatarisht 30 mln euro secili, KQZ jep 1 ose 2 % të shpenzimit real. Janë të gjitha të jashtëligjshme. Jemi në një situatë ku sipas ligjit, nëse partia nuk deklaron shpenzimet real, merr një gjobë dytësore të vogël dhe nuk ndodh asgjë. Dhe kjo është një akord që ata kanë bërë me njëra tjetrën, ka financime nga privat të ndryshëm. Nuk kam asgjë kundër.

Por në SHBA nëse ti si parti merr një financim privat, duhet ta deklarosh. Si qytetar unë duhet të bëj llogaritë me këtë gjë, por në Shqipëri kjo gjë nuk bëhet dhe qytetarët në këtë mënyrë gënjehen.

Fondacionet amerikane kanë hetuar dhe kanë kërkuar të bëjnë transparencë e të hedhin dritë. Ato shifra që sapo ju thash tregojnë se nuk mund të jenë të certifikuara, sepse nuk mund t’i certifikosh dot. Duhet të hamendësohet kur ti ke disa fakte e prova. Ajo që më shqetëson është se ata që janë në qeveri apo opozitë, tentojnë të vijnë në pushtet duke gënjyer qytetarët që tani mendoni cdo bëjnë më vonë” -u shpreh eksperti Spaho për ABC News.

Next Post
Kiara rrëfen historinë me ambientalistin: Iu ula sipër telefonit të Sazan Gurit, më vinte turp t’i thosha. Ia hodha poshtë

Kiara rrëfen historinë me ambientalistin: Iu ula sipër telefonit të Sazan Gurit, më vinte turp t’i thosha. Ia hodha poshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK zbarkon në Devoll, në shënjestër ish-punonjësi i AMP-së

SPAK zbarkon në Devoll, në shënjestër ish-punonjësi i AMP-së

June 18, 2026
OSBE: Duhet rikthimi i kufizimit të pronësisë në media

Kamerat ndalohen në gjyqe | Televizionet letër KLGJ-së të ndërhyjë: Po cenohet informimi

June 18, 2026
Tabaku: Protesta për Zvërnecin lidhet me sistemin që ka krijuar mosbesim te çdo projekt i madh

Tabaku: Shqetësimet e protestës janë shqetësime europiane

June 18, 2026
Ndërron jetë “Samara” e “The Ring” në moshën 35-vjeçare

Ndërron jetë “Samara” e “The Ring” në moshën 35-vjeçare

June 18, 2026
Marjana Koçeku mungon në seancë, ja kush është ulur në vendin e saj

Marjana Koçeku mungon në seancë, ja kush është ulur në vendin e saj

June 18, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

June 18, 2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin e raportit të miratuar nga PE

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin e raportit të miratuar nga PE

June 18, 2026
Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

June 18, 2026
LIVE! Berisha: Duam mocion me debat me Ramën; Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë!

LIVE! Berisha: Duam mocion me debat me Ramën; Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë!

June 18, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Debate në gjyqin e Metës, prokurori: Nën cilësinë e kryetarit të LSI, ke kryer “pastrim të parave”!

June 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In