• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata kundër dhunës me bazë gjinore, Manastirliu: T’i japim fund kësaj pandemie hije

by Ardit Rada
25/11/2020 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në çeljen e fushatës së përvitshme “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndriçoi portokolli, për të rritur ndërgjegjësimin për eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në hapje të fushatës tha se pavarësisht situatës së vështirë, nuk është lënë asnjë grua dhe vajzë pas dhe i bëri thirrje grave dhe vajzave të ngrenë zërin për t’i dhënë fund dhunës në familje.

“Duhet t’I japim fund kësaj pandemie hije që duhet eleminuar një orë e më parë. Cdo grua të shpëtojmë nga kthetrat e dhunës, është një rast suksesi për të cilën mund të themi: Ja dolëm”, tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e grave dhe grupeve vulnerabël gjatë epidemisë, Manastirliu u shpreh:

 

 

“Edhe pse në kohë tejet të vështirë, ja dolëm të dyfishojmë pagesën e ndihmës ekonomike për gratë viktima të dhunës në familje të pajisura me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata, gratë kryefamiljare dhe gratë në skemën e ndihmës ekonomike, që ishin ndër grupet e para të përfshira në paketën e masave ekonomike të përgatitur nga qeveria në kohën e pandemisë. Me buxhetin e vitit 2021 do të vijojmë mbështetjen për këto kategori”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek ndryshimet ligjore në mbrojtje të grave dhe vajzave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh: “Kemi bërë ndryshime të rëndësishme ligjore në ligjin për “Masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cili siguron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa duke rritur më shumë sigurinë për jetën, për gratë viktima të dhunës në familje”, tha Manastirliu.

Duke i’u referuar motos së fushatës për këtë vit “dëgjo; beso; mbështet”, Manastirliu tha se duhet ë bashkojmë zërin në mbështetje të grave dhe vajzave për të krijuar një mjedis pa dhunë.

“Dëgjo! Beso! Mbështet! Tingëllon shumë aktuale në këto kohë pandemie. E themi shpesh për bluzat e Bardha, heronjtë e vërtetë në këtë luftë, por sot në këtë ditë të çeljes së fushatës kundër dhunës ndaj grave, duhet të bashkojmë zërin e tu japim zë të gjitha atyre grave që nuk e gjejnë forcën të denoncojnë dhunën, ti dëgjojmë, ti besojmë, t’i mbëshetim, për t’i kthyer dinjitetin, lirinë, jetën që çdo grua meriton, në një mjedis pa dhunë”, tha Manastirliu.

Në ceremoninë simbolike të nisjes së fushatës kundër dhunës ndaj grave morën pjesë edhe koordinatorja e përhershme Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipërisë znj. Elsa Hastad.

T’i japim fund dhunës ndaj grave, kësaj pandemie të fshehtë që duhet ndalur një orë e më parë! Çdo grua që shpëtojmë nga kthetrat e dhunës është një histori suksesi, për të cilën mund të themi: Ja dolëm!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndriçoi portokalli mbëmjen e sotme, në çeljen e fushatës kundër dhunës ndaj grave. Me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney dhe ambasadoren e Suedisë në Shqipëri znj. Elsa Hastad, u bëmë bashkë për të rritur ndërgjegjësimin, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
#Dëgjo #Beso #Mbështet
#16DitëtKundërDhunës
#BëjeBotënPortokalli
Next Post
Brataj: Përse nuk ka për të pasur një valë të dytë të koronavirusit

Vdekja e dy mjekëve nga Covid, reagon Skënder Brataj: Harruan jetën e tyre për t’iu shërbyer qytetarëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In