• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata elektorale, a po e shkel Meta ligjin për Presidentin?

by A R
25/05/2017 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse në momentin e zgjedhjes si Presidenti i Republikës, Ilir Metaj u zotua se do të përfaqësonte unitetin e të gjithë popullit, prej disa ditësh tashmë ai është angazhuar aktivisht në fushatë për LSI, duke shkelur që pa nisur ende punën Kushtetutën e Republikës.

Me pretekstin e “turit të lamtumirës”, Meta është duke takuar militantët e tij në çdo qark, ndërsa pothuajse përditë, në ekranet e televizionit jep deklarata tërësisht politike, madje duke parashikuar edhe pozicionin që do të mbajë LSI pas zgjedhjeve, diçka që zyrtarisht i takon kryetarit të ri, Petrit Vasilit dhe strukturave të partisë.

Ky qëndrim, jo vetëm zhvlerëson reputacionin e Vasilit si kryetar të partisë, por bie ndesh me nenin 86 të Kushtetutës, që përcakton se “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Ky përcaktim i Kushtetutës është i vlefshëm që në momentin kur Presidenti zgjidhet.

Ndonëse nuk është betuar ende, Presidenti i ardhshëm nuk mund të mbrojë në dy muajt pararendës interesin e më pak se 10% të shqiptarëve, saç është përqindja e votës së fituar në LSI në zgjedhjet e fundit.

Përveç Kushtetutës, veprimet e Metajt bien ndesh qartësisht edhe me ligjin për Presidentin e Republikës, i cili rregullon veprimtarinë e kreut të shtetit. Neni 7 i këtij ligji, qartëson se “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”.

Aktualisht, Metaj argumenton se “turi i lamtumirës” është akti i tij i fundit si kryetar “de facto” i LSI. Ajo që mbetet e paqartë është se përse Metaj duhet të niste këtë tur pikërisht tani, kur nga zgjedhjet dhe deri në marrjen e detyrës së Presidentit në 24 korrik, Metaj do të kishte plot një muaj kohë për t’u përshëndetur me militantët./Lexo.al

Next Post
Apeli i zbut dënimin, ‘Stresi’ do bëjë 18 muaj shërbim prove

Videoja duke qëlluar me armë zjarri, Stresi përfundon në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In