• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata e mbjelljes së pemëve rikthen Anxhela Peristerin

by A R
17/02/2019 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas investimeve dhe punës së bërë në infrastrukturë, Parku i Madh i Liqenit vijon të pasurohet çdo ditë e më shumë me pemë të reja, duke u kthyer kështu në një nga hapësirat më të dashura për qytetarët e Tiranës. Nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar kësaj here edhe një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ajo mbolli pemë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Peristerin që u bë pjesë e kësaj nisme, ndërsa theksoi se angazhimi qytetar të bën një artist edhe më të mirë. “Jam shumë i lumtur sot që na është bashkuar në këtë fushatë fantastike të mbjelljeve edhe këtë vit, një mikeshë shumë e mirë, një artiste shumë e mirë, por mbi të gjitha një qytetare shumë e mirë sepse nuk mjafton të jesh vetëm artiste ose këngëtare e njohur nëse nuk je qytetare. Për një gocë që siç vrapon në skenë, vrapon nga liqeni, vrapon dhe sot për të mbjellë pemë, mikeshën tonë Anxhela Peristeri, kam vetëm mirënjohje dhe vetëm falënderim”, tha ai.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë artistët, por edhe qytetarët e thjeshtë, të bëhen pjesë e këtij angazhimi të bashkisë, i cili i jep edhe më shumë frymë dhe jetë kryeqytetit. “Patjetër që artistët mund të mbjellin pemë, patjetër që bizneset mund të mbjellin, kompanitë, por e di çfarë, çdo qytetar mund të mbjellë pemë, për ditëlindje, për sebepe, për 7-8 Marsin, për Ditën e Verës. Kemi kohë deri në prill që ky qytet të thyejë rekordin e mbjelljes së pemëve dhe pavarësisht se ka nevojë për çdo investim, por investimi më i sigurt dhe më i thjeshtë është një pemë që mbledh dioksid karboni dhe lëshon oksigjen. Një pemë që dhuron oksigjen, dhuron jetë, dhuron shëndet, është investimi që çdo familje mund ta bëjë”, tha kreu i bashkisë.

Veliaj theksoi se e gjithë infrastruktura e ndryshuar, por edhe puna me gjelbërimin e ambienteve të Parkut premton një tjetër sezon fantastik aktivitetesh edhe në amfiteatrin e liqenit. Ndaj ai ftoi artistët që të shfrytëzojnë skenën e hapur të amfiteatrit për të zhvilluar koncertet e tyre. “Mezi presim që të bëjmë një koncert te amfiteatri; unë besoj se për të gjithë artistët që, ashtu si Anxhela, duan të rezervojnë amfiteatrin, kemi këtë vit ndoshta vitin më të jashtëzakonshëm të aktiviteteve”, tha Veliaj.

Këngëtarja Anxhela Peristeri vlerësoi investimet e bëra në Parkun e Liqenit, ndërsa ftoi edhe kolegët e tjerë të saj që të bëhen pjesë e fushatës për të mbjellë pemë. “Për mua ishte një eksperiencë vërtet shumë e bukur. U bëj thirrje të gjithë artistëve që t’i bashkohen kësaj fushate sepse ishte vërtet një ndjesi e veçantë. Të përgëzoj edhe për liqenin sepse çdo ditë unë jam këtej; gjithashtu edhe për amfiteatrin që të bëjmë koncerte të mrekullueshme aty, si ai që bëra në Tiranë ta bëj edhe këtu”, pohoi Peristeri. /a.rada

Next Post
Komedia “8 Femra”, mes trillerit dhe muzikalit, nis turin nga Korça

Komedia “8 Femra”, mes trillerit dhe muzikalit, nis turin nga Korça

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In