• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve!

by Ylli Pata
05/05/2025 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Pata

Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e non gratës, që u quajt si thjeshte një post faktum nga drejtuesit kryesor të PD-së kur në fakt nuk është aspak i tillë.

Sot Sali Berisha ka përfituar sërish një frymëmarrje deri në mbyllje të fushatës për të mos hyrë në gjyqin e rastit Partizani, i cili është një dosje e kopsitur, por fakt është se ai ka dashur të luajë me bet të madh me imazhin.

Ka zgjedhur një emër të madh të strategëve të Donald Trumpit siç është Chris LaCivita, për të cilin është folur shumë.

Por në të vërtetë, Sali Berisha, nuk ka ditur ta vlerësojë realisht LaCivita-n, i cili ka vërtetë dije të rëndësishme për fushatat, edhe pse s’e njeh aq shumë Shqipërinë.

Kjo ndodh sepse Sali Berisha nuk ka shumë kohë që të bëjë një fushatë moderne, ai do të pastrojë emrin e tij e të familjes. Për të cilën siç u vërtetua janë lëvruar së paku 6 milionë dollarë.

Kjo është realisht rezultantja e fushatës elektorale të opozitës më 11 maj. Mazhoranca dihet, kërkon mandatin e katërt e përdor Sali Berishën si një imazh dekadent, ç’ka nuk se gjen pak përkrahës.

Por opozita, përkatësisht ajo më e madhja vjen jo vetëm me imazhin e dërrmuar të Sali Berishës, pore dhe me një grup kandidatësh që nuk janë asgjë tjetër veçse qeverisja e humbur e vitit 2013?

A i di këto Sali Berisha, i cili edhe me problemet e moshës e shëndetit i kupton pprioritetet politike?

Padyshim që i di, por për të prioritetet politike nuk janë të PD-së si komunitet politik, port ë tijat dhe komunitetit familjar.

Me 6 milionë dollarë, çdo parti mund të kihte bërë një fushatë goxha të mirë plus lekëve që vijnë nga buxheti i shtetit.

Sidomos kandidatët që sot e kanë shumë të vështirë për të luftuar për emrin në një përplasje brenda llojit, që duket ka për të qenë më e egër se ç’duket.

Por kjo i takon një analize tjetër. Berisha e ka bërë këtë fushatë thuajse njësoj si Milorad Dodik. Siç u mbrojt kur u shpall non grata, me prededentin e presidentit të Republika Srpskas…

Next Post
‘Giro d’Italia’ në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet nga data 9 deri më 11 maj 

‘Giro d’Italia’ në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet nga data 9 deri më 11 maj 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In