• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata e kushtueshme në Kosovë, ​raporti: Partitë politike po shfrytëzojnë resurset shtetërore

by A R
24/01/2025 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike në Kosovë po shfrytëzojnë resurset shtetërore për të bërë fushatë. Me dhjetëra raste janë evidentuar vetëm në javën e parë të fushatës zgjedhore.

Organizatat që po monitorojnë këtë proces thonë se po shfrytëzohen veturat zyrtare, hapësirat e institucioneve publike por edhe raste kur shërbyesit civilë janë prezent në tubime publike, edhe pse në orar të punës.

Hulumtuesja e lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli, thotë për KosovaPress se ka pasur raste të gjobitjes së partive politike për shfrytëzim të resurseve shtetërore.

“Në disa organizime të partisë në pushtet ka pasur prezencë të veturave zyrtare dhe të shërbyesve publikë por edhe në rastet apo aktivitetet që janë organizuar nga partitë opozitare si PDK, LDK, AAK, sidomos në komunat që qeverisen nga këto parti. Disa raste janë raportuar edhe në PZAP [Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa] ku janë shqiptuar disa gjoba. Prandaj, partitë politike janë të njoftuara që këto janë praktika të ndaluara, megjithatë ne po e hasim gjatë vëzhgimit të fushatës… Janë diku pesë raste të cilat janë [gjobitur] për shfrytëzimin e resurseve publike. Po shohim që gjobat janë të shqiptuara nga PZAP në përgjithësi për të gjitha partitë, deri më tani shuma totale e shqiptuar nga PZAP kalon 100 mijë euro. Po këtu hyn shkelja e rregullave të tjera”, tha Haxholli.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e ndalon shfrytëzimin e resurseve shtetërore gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Vetëm në javën e parë të fushatës zgjedhore, siç tregon Haxholli, janë rreth 20 raste të shfrytëzimit të resurseve shtetërore.

“Kemi hasur që në 18 raste që partitë politike kanë shfrytëzuar resurset shtetërore, këtu përfshihen përdorimi i veturave zyrtare dhe i shërbyesve publikë gjatë orarit të punës. Siç dihet, legjislacioni parasheh që veturat zyrtare sipas protokollit shtetëror mund t’i përdorin vetëm kryeministri i vendit, kryetari i Kuvendit dhe ministri i Jashtëm. Ndërsa, në rastet kur shteti mund të vlerësojë që mund të ketë ndonjë rrezik për ministrat, atëherë hyn edhe në funksion protokolli i sigurisë dhe në këtë rast mund që edhe ministri i Punëve të Brendshme të shfrytëzojë veturat zyrtare. Ndërsa, tek rasti i shërbyesve publik ata kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete të partive politike vetëm pas orarit të punës, jo gjatë orarit të punës”, shtoi Haxholli.

Shfrytëzimi i resurseve shtetërore, sipas Violeta Haxhollit nga KDI, në disa raste po bëhet qëllimisht.

“Disa bëhen qëllimshëm, disa shkelje të rregullave bëhen edhe nga pakujdesia. Ne mendojmë se qëllimshëm bëhet përdorimi i gjuhës nxitëse, përdorimi i gjuhës së urrejtjes për të cilat subjektet politike e dinë që është e ndaluar por që po vazhdojnë ato ofendimet, fyerjet e liderëve ndaj njëri-tjetrit. Pastaj disa bëhen nga pakujdesia”.

Qysh në ditët e para të fushatës Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar disa subjekte politike për shkak të gjuhës së përdorur në tubime. Fushata ka nisur më 11 janar, ndërkaq zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt. Më 9 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku fushata zgjedhore ka filluar më 11 janar.

Next Post
Po “masakrohet” nga “trampistët” e Berishës në Tiranë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim

Po "masakrohet" nga "trampistët" e Berishës në Tiranë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

Misioni Artemis II drejt Hënës çrregulloi atmosferën e Tokës, ja si ndikoi në funksionimin e GPS-it

November 6, 2026
“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

“Dialog do kemi kur PD të ndalojë dhunën!”- Kuko për bashkëpunimin me opozitën: Ta çojmë vendin para, Zgjedhorja kërkon konsensus!

November 6, 2026

Tensionet antisemitiste në Gjermani, Merz paralajmëron emigrantët: Respektoni historinë! Kush nuk pranon, le të largohet…

November 6, 2026
Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

Krimi i rëndë brenda familjes në Durrës, zbardhet dinamika e ngjarjes! Djali i goditi prindërit me sëpatë, dyshohet se vuan nga…

November 6, 2026
Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

Masakër në Jemen, të paktën 30 të vrarë gjatë një sulmi të përgjakshëm në treg! Akuza të ndërsjellta mes Arabisë dhe rebelëve Huthi

November 6, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Tirana pret Samitin Europian për Investimet, analisti: Një mundësi e artë për Shqipërinë, ta shfrytëzojmë!

November 6, 2026
“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

“Roli i Parlamentit, më i fortë”- Muzhaqi: Progres-raporti i KE duhet lexuar i plotë dhe jo në mënyrë selektive!

November 6, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

November 6, 2026
Historia tragjike në Itali/ Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën gjatë punës!

Historia tragjike në Itali/ Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën gjatë punës!

November 6, 2026
VIDEO/ Rama ‘luan’ shah, kryeministri ndan pamjet nga ambientet e “Shtëpisë së Shahut”: Buxhet dhe mbështetje për përhapjen në shkolla!

VIDEO/ Rama ‘luan’ shah, kryeministri ndan pamjet nga ambientet e “Shtëpisë së Shahut”: Buxhet dhe mbështetje për përhapjen në shkolla!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In