• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata e kotë e Lulzim Bashës gjatë vapës

by Ardit Rada
14/05/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Nëse ka ndonjë që me të drejtë duhet të habitet nga Lulzim Basha këto ditë, ata duhet të jenë vetë demokratët. Rinisja e fushatës pasi votat e 25 Prillit u numëruan një më një, shërben vetëm t’i bindë ata se ka një përpjekje gjer në shtator. Lulzim Basha teksa pret rikthimin në Parlament si kryetar i opozitës, po mundohet t’u japë të tijëve idenë se nuk do të flejë gjer në vjeshtë. Por do të bredhë, ashtu si në Durrës e Lezhë, për të shpjeguar masakrën elektorale që i kanë bërë pas shpine. Por përtej kësaj fabule, në sytë e tij nuk mund të fshihet kënaqësia për shkërmoqjen e LSI-së dhe kjo për shumë arsye.

Së pari, ai i riktheu Partisë Demokratike një pjesë të mirë të votave që Ilir Meta ia mori në 2017 pas çadrës duke bërë virgjereshën e politikës dhe duke anatemuar marrëveshjen e 17 majit.

Së dyti, tashmë ai nuk ka asnjë detyrim ndaj LSI-së, sepse me të s’bën shumicën për asgjë. Madje, do t’i japë 2-3 deputetë borxh që të krijojnë grup parlamentar.

Të mos harrojmë edhe faktin që ai s’e mohoi kurrë ‘planin e përbashkët’ të publikuar nga Rama për ta çuar LSI për skrap, apo që e harroi Kryemadhin pas 25 Prillit dhe s’e priti më në selinë blu.

E gjithë fushata e re e Bashës, që s’e ndjek askush madje çon nëpër studio kaseta të regjistruara në diell kur në Shqipëri bie rrebesh, është një fiasko edhe për vetë qëllimin që Basha mund të besojë seriozisht. Mbase ai mendon se duke u paraqitur si dëshmitar i krimit elektoral mund t’i bindë demokratët për vendimet e gabuara që mori.

Fjala bie që futi deputetë Dulen, Idrizin, Mediun, Dukën e Shehin… Dhe nuk futi as në listë humbëse ata që qëlluan Edi Ramën me vezë në Kuvendin e shkuar. Por, përtej ‘borxhit’ që Basha mund t’u ketë aleatëve, ai duhet të sqarojë humbjen e të gjithë bllokut që krijoi dhe të gjejë fjalë për të justifikuar fitoren e shpallur që në tre orët e para të votimit. Ose, ose t’i kërkojë Ilir Metës llogari pse nuk i përveshi mëngët në Vlorë për të numëruar votat siç premtoi. Apo pse nuk i nxori gratë e Libofshës me sfurqe e kosa bari.

Ndoshta dhe një ‘mea culpa’ që dogji mandatet e zgjedhjet e 2019-ës, do t’i bënte mirë atij dhe vizionit të opozitës. Jo si ajo ndjesa e Monikës ndaj të shoqit, por si e liderit që skuqi edhe vezë në Instagram dhe kuptoi që imazhi “i burrit të mirë” nuk varet nëse bën sikur s’e ke mendjen, por nga programi dhe vendimet.

Ndryshe s’pritet të fitojë ndonjë betejë post-zgjedhore me Ramën, kur s’del dot nga qorrsokaqet e para 25 Prillit që e futën izraelitët, Iliri apo Saliu (lexo: dreqi me të birin).

Next Post
Shkodrania lesbike kujton martesën me ish-burrin: E doja, por dashuria e vërtetë ishte një grua

Shkodrania lesbike kujton martesën me ish-burrin: E doja, por dashuria e vërtetë ishte një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In