• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata “derë më derë”, apo “dorë më dorë” ?

by Artur Ajazi
22/01/2021 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Opozita e (pa) bashkuar ka dalë ditët e fundit me slloganin e vjetër, që për hir të së vërtetës ka rezultuar i mërzitshëm për simpatizantët e saj, “derë më derë, për të sqaruar programin politik të fitores”. Madje Lulzim Basha në qarkoren drejtuar degëve në rrethe porosit që, “takimet dhe shpjegimet derë më derë, të shoqërohen me lajmin se pas 25 Prillit kryeministër do të jetë Lulzim Basha”. Estradë të tillë nga një kryetar partie që pretendon shumë nga zgjedhjet, nuk është parë dhe dëgjuar.

Qytetarët janë mërzitur me sllogane të tilla, me trokitje të tilla, me takime të tilla, aq më tepër nga një taborrë drejtuesisht që kanë qeverisur dikur, që kanë “trokitur” dikur dhe kanë premtuar dikur aq shumë, sa sot nuk u ka mbetur asgjë nga të thënat. Porosia e Lulit është “të trokasim në çdo derë demokrati dhe socialisti”, dhe si për ironi të saj, drejtuesit politikë të deleguar nga kryetari PD, nuk mund të trokasin aktualisht as në dyert e atyre që dikur ishin “ajka” e asaj partie.Dhe kjo për arsyen e vetme sepse ata janë thellësisht të mashtruar dhe zhgënjyer nga Lulzim Basha. P

or ka gjasa, që sllogani “derë më derë”, të kthehet deri afër zgjedhjeve në “dorë më dorë”, dhe ky është një zakon i vjetër i PD-së dhe të deleguarve të saj. Por çfarë nënkupton sllogani i “ri” i Lulit ? Partia Demokratike ka vendosur të zhvillojë fushatën “derë më derë” në dy faza, (15 Janar-5 Mars dhe 6 Mars-20 Prill) për të bindur njerëzit ta votojnë. Në qarkoren drejtuar degëve, përcaktohen fjalët që duhet të thuhen në këto takime “derë më derë”, duke porositur në mënyrë të veçantë që të mos harrojnë tu thonë qytetarëve se “janë përfaqësues të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha”. Kjo qarkore,përcakton edhe si duhet të jetë “toni i zërit, i butë dhe i qetë”, si dhe faktin se “trokitësit duhet të jenë të qeshur gjithmonë”.

Madje në qarkoren drejtuar degëve në rrethe, Lulzimi nuk harron tu japë “porosi të veçanta vullnetarëve për sjelljen, për pajisjen me broshura sqaruese” deri tek “regjistrimi i atyre që do të na votojnë ne”. Kjo është konceptuar si “fushata e fitores së opozitës” nga kryetari i PD, kjo është vendosur të jetë “taktika” me të cilën ai do të shpalosë “programin e ri të qeverisjes”, por që në fakt nuk ka asgjë konkrete për ti bindur qytetarët të besojnë një “kryeministër” që i duket vetja i tillë gjithmonë kur del para pasqyrës dhe Doktorit.

Ndoshta Luli nuk është menduar dhe munduar gjatë për të gjetur slloganin e tij, pasi ai thellësisht është i bindur se kjo ndoshta do të jetë fushata më e lehtë dhe fitorja më e natyrshme e Edi Ramës, përballë një opozite të skualifikuar prej votës së lirë qysh në 2013 dhe në vazhdim. Opozita e vjetër, i ka humbur të gjitha shanset tu mbushë mëndjen qytetarëve ta votojnë.

Ajo braktisi mbështetësit e saj, dhunoi institucionet, punoi kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit, dhe ka 3 vjet që merret me kërkesa absurde për të zhvatur para nga Kuvendi Shqipërisë, edhe pse ka djegur mandatet. Interesi personal i çdo mandatdjeguri pa përjashtuar edhe kryetarin e tyre, qëndron mbi çdo gjë tjetër. Ndaj fushata dhe sllogani “derë më derë” ka gjasa të kthehet deri ditën e votimit “dorë më dorë”……../a.p

Next Post
Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela

Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

Berisha mbledh sot Kryesinë pas ngjarjeve të fundit, pritet të zbulohet se çfarë strategjie do të ndjekë PD-ja!

September 23, 2026
“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

September 23, 2026
Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

September 23, 2026
Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com