Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez pritet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip pas sezonit zhgënjyes ku madrilenët nuk arritën të fitojnë asnjë trofe.
Sipas raportit të bërë nga EcoDiario, Reali i Madridit do të hidhet në sulm për pesë superyjet e futbollit të sotëm.
Bëhet fjalët për Paul Pogban, Marco Verrattin, Marco Reus, Sergio Aguero dhe Eden Hazardin.
Këta janë lojtarët që do të kërkohen nga Reali gjatë kësaj vere, pasi Los Blancos dëshirojnë të jenë më shumë sfidues në sezonin tjetër.