• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Furtunë te përmbarimi, hiqen licensa, çohen për ndjekje penale 5 persona

by Java News
26/01/2019 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë, pas denoncimit të bërë në media,  lidhur me veprimet e kryera nga ish – shoqëria përmbarimore “Star”, ka nisur një kontroll të thelluar, me synim nxjerrjen e përgjegjësive ligjore përkatëse. Nga verifikimet paraprake, rezulton se bëhet fjalë për ish-shoqërinë përmbarimore “Star”, që tashmë ushtron funksionet me emrin e ndryshuar “Shërbimi Përmbarimor FS” sh.p.k..

Ndaj kësaj shoqërie, për shkak të numrit të madh të ankesave të administruara ndaj përmbaruesve të saj, Ministria e Drejtësisë ka ushtruar kontroll bazuar në urdhërin e Ministrit të Drejtësisë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, për të cilat janë marrë edhe masa konkrete disiplinore “heqje të certifikatës së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore” për 3 prej përmbaruesve të kësaj shoqërie. Konkretisht u është hequr licenca përmbaruesve:

⦁ A. Daka, me Urdhrin nr. 4724/29, datë 22.12.2017, të Ministrit të Drejtësisë;
⦁ A. Tanushi, me Urdhrin nr. 4724/33, datë 22.12.2017, të Ministrit të Drejtësisë;
⦁ J. Dervishi, me Urdhrin nr.4724/27, datë 18.12.2017, të Ministrit të Drejtësisë.

Po nga i njëjti kontroll është konstatuar se në veprimet përmbarimore të paligjshme është përfshirë edhe shoqëria tjetër përmbarimore “Shërbimi përmbarimor ZIG” sh.p.k. Bazuar në shkeljet e gjetura është marra masa disiplinore për heqjen e të drejtës së ushtrimit të këtij profesioni edhe për dy përmbarues të kësaj shoqërie e konkretisht:

⦁ A. Meskuti, me Urdhrin nr. 4724/8, datë 06.11.2017, të Ministrit të Drejtësisë;
⦁ A. Kote, me Urdhrin nr. 4724/25, datë 17.11.2017, të Ministrit të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë pas këtij inspektimi ka kryer kallëzim penal në Prokurori për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal dhe të kundërvajtjes penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” parashikuar në nenin 249 të Kodit Penal, kryer nga personi juridik “Shërbimi Përmbarimor ZIG” sh.p.k., Tiranë, përgjegjës i drejtpërdrejtë i veprës penale dhe kundërvajtjes penale, në zbatim të nenit 3/a, b dhe nenit 4, të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

Nisur nga ankesat e qytetarëve në drejtim të veprimeve të shoqërisë “Shërbimi Përmbarimor FS”, Ministria e Drejtësisë ka nisur një tjetër hetim ndaj përmbarueses, K. Seferi, e cila është dhe përmbaruesja që ndiqte procesin e denoncuar në emisionin STOP.

Ndërkohë, po nga verifikimet paraprake, rezulton se personi i cili shfaqet në videon e transmetuar në rastin e denoncuar, nuk është përmbarues i licencuar nga Ministria e Drejtësisë, çka përbën një tjetër shkelje flagrante të ligjit.

Kjo gjë rëndon edhe më tepër pozitën e përmbarueses apo përmbaruesve që kanë patur dijeni për këtë proces përmbarimor, në shkelje të parashikimeve ligjore “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, kryerjen e veprimeve për informimin e palëve për veprimet në procesin e ekzekutimit; duke mos dhënë sqarimet e nevojshme për veprimet e kryera dhe duke cenuar rëndë detyrimin për të ruajtur të dhënat dhe sekretin profesional.

Raste të përmbaruesve të penalizuar me heqje të licencës që ndryshojnë emrin e shoqërisë apo kalojnë nga një shoqëri në një tjetër, për të vijuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre do të ndiqen në mënyrë sistematike nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese dhe prokurorinë.

Ministria e Drejtësisë gjen rastin t’u bëjë thirrje Dhomave Kombëtare të përmbaruesve, noterëve, avokatëve edhe ndërmjetësve, që të bashkëpunojnë me seriozitet, në ushtrim të përgjegjësive të tyre ligjore për ndëshkimin e çdo rasti të abuzimit me ligjin dhe për verifikimin e pastrimin nga radhët e profesionistëve të ndershëm të të gjithë atyre, të cilët me veprimet e tyre abuzive, nuk meritojnë të ofrojnë shërbim ndaj qytetarëve me licensat e dhëna nga shteti.

Ministria e Drejtësisë fton qytetarët që të paraqesin çdo shqetësim apo problem që ata kanë lidhur me shërbimet në zyrat e profesioneve të lira, duke i siguruar se do t’i ndjekë dhe verifikojë me seriozitet ato, duke vënë përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë shkelësit e ligjit. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë do të marrë të gjitha masat për t’i dhënë një trajtim ligjor rastit të qytetarit E.M.

Next Post
Demokristianët bëhen bashkë në një parti

Demokristianët bëhen bashkë në një parti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In