Me anë të një njoftimi për shtyp dhe jo në konferencë shtypi kryeministri, Tsipras ka bërë të ditur riformatimin e kabinetit të tij pas rebelimit të disa ministrave, që votuan kundër paketës së masave që ai ka çuar në Parlament dhe të cilat janë kusht që Greqia të marrë ndihmën financiare prej 86 miliardë euro nga huadhënësit e saj.
Ndryshimet janë në zhvillim, por thuhet se përveç ministrave që votuan kundër masave në Parlament, kryeministri Tsipras do të zëvendësojë edhe disa të tjerë
Madje bëhet fjalë se do të jenë gjithësej 12 ndryshime në postet qeveritare.
Ndërsa për zgjedhjet e parakohshme të njëjtat burime thonë se, nëse qeveria do të mund të arrijë synimet e saj edhe me këtë numër deputetësh që e përkrahin, ajo mund të shtojë radhët e saj për në pranverën e viti 2016./Top Channel/









