• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Furtuna në polici për Vjosën, Rama: Vetëm fillimi! Ndëshkim për çdo krim mjedisor.

by Java News
13/10/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama pas shkarkimeve në radhët e policisë për ndërtimin që po bëhet në Këlcyrë ka reaguar me një status në Facebook.

“Shkarkimet në polici për krimin mbi Vjosë duhet të jenë vetëm fillimi dhe duhet të bëhen normë për çdo krim mjedisor. Policia që Duam” shkruan Rama.

Masat e policisë
Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

· U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;

· U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;

· U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;

· U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;

· U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Akuzohen për shëprdorim detyre:

.Kryekomisar Gazment Shehu, Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet;

· Nënkomisar Edmond Anxhara, Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë;

· Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme:

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si lufta kundër trafikut dhe kultivimit të drogës, krimit të organizuar, trafiqeve, kontrollit të territorit si dhe ndaj çdo shkeljeje tjetër të ligjit.

Në këtë kuadër, në fund të analizës së veprimeve dhe mos veprimeve të strukturave vendore të Policisë Gjirokastër në rastin e një ndërtimi pa leje në Grykën e Këlcyrës, në lumin Vjosë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa masa për punonjësit e Policisë, të cilët janë evidentuar me përgjegjësi administrative dhe penale.

Kështu, konstatimi i grumbullimit të materialeve dhe fillimit të punimeve në këtë vend për devijimin e një burimi natyror uji, është bërë në datë 5 shtator 2017 nga grupi i kontrollit të territorit të Postës së Policisë Këlcyrë. Megjithatë ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse, nuk u kryen veprimet proceduriale dhe nuk u referua çështja në Prokurori. Drejtuesit e Drejtorisë Vendore nuk kanë ushtruar përgjegjësinë ndaj strukturave në varësi për raportimet për kontrollin e teritorit. Kontrolli i territorit, në të cilin përfshihet edhe ruajtja e mjedisit nga çdo lloj krimi mjedisor është detyrë e strukturave të Policisë Vendore.

Për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara u morën këto masa:

· U shkarkua nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Kryekomisar Gazment Shehu;

· U shkarkua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë, Nënkomisar Edmond Anxhara;

· U përjashtua nga Policia e Shtetit Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës;

· U dha ‘Vërejtje me paralajmërim’, për Zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues Koço Dafa;

· U dha ‘Vërejtje’, për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtues i Parë Lorenc Panganika.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme pas veprimeve hetimore, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal për punonjësit e Policisë:

· Kryekomisar Gazment Shehu, Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet;

· Nënkomisar Edmond Anxhara, Shefi i Stacionit të Policisë Këlcyrë;

· Inspektor Dashnor Jakupi, Specialist i Policisë së Zonës.

Në reagim të kësaj problematike ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre dërguar drejtuesve të Policisë së Shtetit, dënon ashpër mos reagimin e strukturave përgjegjëse në kohën e konstatimit të punimeve, duke nënvizuar nevojën për kontrollin e territorit dhe tërheq vëmendjen e strukturave vendore të policisë lidhur me përgjegjësinë ligjore që ato kanë për parandalimin, evidentimin dhë ndëshkimin e shkeljeve të ligjit, të cilat lidhen me ndërtimin në territor, si dhe me ruajtjen e mjedisit.

Ministri Xhafaj tërhoqi vemendjen e drejtorëve të policisë së qarqeve për rikonceptimin e një marrëdhënieje të re në shërbim të qytetarëve dhe kërkoi nga Drejtori i Përgjithshsëm i Policisë kryerjen e analizave të veçanta me gjithë strukturat vendore për reflektimet e duhura.

Ministri veçon suksesin mbresëlënës në kontrollin e territorit kundër kanabisit, por shpreh shqetësimin se një ndër sfidat kryesore të Policisë së Shtetit është edhe kontrolli, evidentimi i çdo ngjarje në territor, duke përfshirë këtu krimet mjedisore, sigurinë publike, ndotjet dhe ndërtimet pa leje. Ai shton se askush nuk ka imunitet për t’i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cënojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.

“Mbetem personaisht i angazhuar si dhe në përmbushje të zotimeve të Qeverisë shqiptare, ashtu sikundër besoj edhe për ju, për të kërkuar ndëshkim me tolerancë zero të çdo punonjësi të Policisë, që me veprime apo mos veprime shkel ligjin, apo bëhet palë me shkelësit e tij”, shkruan ministri i Brendshëm në mesazhin e tij.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, që edhe me mbështetjen e partnerëve, të përmbushin me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve.

Next Post
Mostra e Holliwood që akuzohet për përdhunimin e disa aktoreve më të famshme në botë

Mostra e Holliwood që akuzohet për përdhunimin e disa aktoreve më të famshme në botë

Comments 1

  1. klaudio biba says:
    8 years ago

    vettingu duhet te zbatohet sa me shpejt,ka ardhur momenti qe tgjithe te marrin ate qe meritojne dhe policia te ece perpara.

    Reply

Leave a Reply to klaudio biba Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In