• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Furtuna mbi Donald Trump, presidenti kundërpërgjigjet: Gjueti shtrigash!

by A R
22/08/2018 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump, po e minimizon publikisht çështjen e dy ish bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë Paul Manafort dhe Michael Cohen, të dy fajtorë në gjykatë për vepra penale serioze.

Në një seri postimesh në tweeter të mërkurën zoti Trump sulmoi përsëri Departamentin e Drejtësisë se po zhvillon një “gjueti shtrigash” dhe vlerësoi ish menaxherin e tij të fushatës, Paul Manafort, që siç tha “refuzoi të thyhet dhe të shpikë ngjarje me qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sikurse bëri Michael Cohen”.

Zoti Manafort, i cili drejtoi fushatën zgjedhore të zotit Trump në 2016 gjatë tre muajve më të rëndësishëm të saj, ka gjasa të dënohet me vite burgim, për të mos thënë dekada, pas shpalljes fajtor lidhur me tetë akuza për mashtrim. Zoti Manafort do të përballet gjithashtu dhe me një gjyq të dytë për disa akuza të tjera që pritet të nisë muajin e ardhshëm në Uashington.

Presidenti Trump vuri në dukje se për 10 nga 18 akuzat, gjykata nuk mori dot vendim në rastin e Paul Manafort-it. Por disa prokurorë federalë me shumë përvojë thonë se tetë dënimet për krime financiare e përligjin hetimin që Prokurori i Posaçëm po u bën lidhjeve të mundëshme mes fushatës së zotit Trump dhe Rusisë.

Shumë ekspertë ligjorë dhe të politikës presin që zoti Trump ta falë zotin Manafort, rasti i parë që u soll në gjyq nga Robert Mueller, ekipi i të cilit vazhdimisht ka qenë në fokusin e kritikave të ashpra të presidentit.

“Lajme të rreme dhe gjueti shtrigash ruse“, tha presidenti gjatë një mitingu politik të martën në mbrëmje në shtetin e Virxhinias perëndimore. “Ku është marrëveshja e fshehtë?”

Një zhvillim i mundshëm ligjor më i madh për zotin Trump është ai që lidhet me ish-avokatin i tij Michael Cohen, i cili i tha një gjykatësi federal të martën në Nju Jork se ai i kishte bërë pagesat ndaj dy grave “me qëllimin kryesor për të ndikuar në zgjedhje” dhe se urdhrin për këtë e kishte marrë nga kandidati presidencial (Donald Trump).

Në deklaratat e publikuara tatimore pohohet se kompania e pasurive të paluajtshme e zotit Trump ka autorizuar t’i paguhen zotit Cohen 420 mijë dollarë në përpjekjen për t’i mbyllur gojën dy grave, të cilat pretendonin se kishin patur marrëdhënie me kandidatin republikan. Faturat e rreme që fshihnin qëllimin e pagesave, mund të kërkojnë një shqyrtim të drejtpërdrejtë të prokurorisë, si ndaj kompanisë së zotit Trump ashtu edhe ndaj fushatës së tij.

Avokati i zotit Cohen, Lanny Davis, në një serë intervistash në media të mërkurën, tha se klienti i tij do të bashkëpunojë me hetimin e zotit Mueller dhe mund ta implikojë zotin Trump në të tjera çështje që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit.

Zoti Davis tha se zoti Cohen “do të tregojë të vërtetën rreth Donald Trump-it“.

Tre persona të tjerë që kanë punuar për zotin Trump kanë pranuar gjithashtu fajin për vepra penale të kryera prej tyre: ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn, ish-zëvendës menaxheri i fushatës Rick Gates dhe një këshilltar për politikën e jashtme gjatë fushatës, George Papadopoulos.

Stuhia ligjore në rritje që po godet zotin Trump po shton spekulimet se demokratët e opozitës do të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit, nëse ata sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të muajit nëntor.

Të martën zyrtarët e shtypit të Shtëpisë së Bardhë nuk bënë komente rreth zhvillimeve në gjykatën federale./ VOA

a.ç

Next Post
“Vlerësim minimal për aftësitë”, zbardhet vendimi i KPK për prokurorin Staka

“Vlerësim minimal për aftësitë”, zbardhet vendimi i KPK për prokurorin Staka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku i dorëzon detyrën ministrit Enea Karakaçi: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, por…

Balluku i dorëzon detyrën ministrit Enea Karakaçi: Nuk më ndihmon t’ju shoh përballë me emocion, por…

March 6, 2026
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, mbrojtja e Altin Hajrit: Nuk ka lidhje me ngjarjen

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkoi burg përjetë, mbrojtja e Altin Hajrit: Nuk ka lidhje me ngjarjen

March 6, 2026
Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli/ Zbardhen deklaratat e dëshmitarëve: Kam komunikuar për…

Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun Kristian Shkreli/ Zbardhen deklaratat e dëshmitarëve: Kam komunikuar për…

March 6, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

March 6, 2026
Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

March 6, 2026
Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

March 6, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

March 6, 2026
Gjysmëzgjidhjet e përhershme e tallëse në PD

Kultura e konfliktit

March 6, 2026
Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

March 6, 2026
Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In