Një shtetas shqiptar është gjetur i vetëvarur në burgun e Fleury-Mérogis në Francë.
Ai u gjet i vdekur nga autoritetet e burgut, të cilët ma pas thanë se bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Hasalla 38-vjeç, i cili vuante dënimin pasi furnizoi me armë një terrorist.
Ai ishte shpallur fajtor për furnizimin me armë të terroristit Mohamed Bouhlel, i cili kreu sulmin e Nicë-s.
Mediat franceze shkruajnë se Hasalla kishte pasur rol periferik gjatë sulmit terrorist në Nicë, më 14 Korrik 2016, ku mbetën të vrarë 86 persona, dhe qindra të tjerë u plagosën.
Mohamed Bouhlel shtyu një kamion të marrë me qira drejt turmës me njerëz. Po ashtu, u raportua edhe për të shtëna nga terroristi.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan shqiptarin drejt aktit ekstrem. Po hetohet për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje raportojnë mediat franceze./a.m.










