• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fuqia e simulacrum-it prej politikës sonë

by Ben Andoni
19/03/2025 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për t’u futur në argumentin tonë duhet të sjellim për publikun se çfarë identifikon termi simulakrum (simulacrum): Termi e ka origjinën nga fjala latine “simulare” dhe do të thotë “të ngjasosh” ose “të simulosh”. Në terminologjinë e përditshme bashkëkohore, një simulakrum i referohet një imazhi ose përfaqësimi i dikujt apo diçkaje. Kuptimi shtrihet përtej imitimit të thjeshtë, duke përfshirë një spektër të gjerë interpretimesh në fusha të ndryshme si filozofia, arti dhe studimet mediatike, referuar literaturës.

Po ta nisim nga arti dhe letërsia, simulakrat (shumës) mund të shihen si kopje ose imitime që sfidojnë autenticitetin dhe origjinalitetin e veprës origjinale. Artistët dhe shkrimtarët përdorin simulakrat për t’u thelluar drejt temave të identitetit, perceptimeve të realitetit dhe ndjesive personale, jo rrallë duke mëdyshuar për vlerën e origjinalit kundrejt kopjes.

Në filozofi gjërat janë më të thukëta. Filozofi francez Jean Baudrillard (shqiptohet Boudrija:r) në veprën e tij e përcakton konceptin e simulacrum-it si një lloj entiteti që e zëvendëson realitetin me përfaqësimin. Ai argumenton se në një botë të ngopur me produktet e medias dhe shkëmbimet e ndryshme simbolike, kufiri midis realitetit dhe përfaqësimit mjegullohet. Simulacra-t kështu shndërrohen në hiperreale që do të thotë se koncepti është më real se vetë realiteti që përfaqëson, duke krijuar një lloj mjedisi, ku dallimi midis së vërtetës dhe false, reales dhe imagjinatës, bëhet i padallueshëm. Rrjetet sociale sot janë ndihmëse të këtij fenomeni kaq të kudogjendshëm dhe tejet të dashura si burim i parë i politikës.

Kjo është ajo që na dhuron sot politika shqiptare me të gjithë shfaqjen e vet, ku narrativa shkon direkt për integrimin në BE, kali i betejës së Mavive të Ramës dhe “shqetësimit” për “zezonën” ku gjendet Shqipëria dhe mungesën e fjalës së lirë (?), domenet që do ta mbajnë “Feniksin” Berisha drejt mëtimit për mandatin e tretë si kryeministër. Të shesësh pra, imagjinaren si reale: Kjo është Shqipëria e sotme.

Hartimi i listave në orët e fundit zbuloi fenomenin që shqiptarët e njohin mirë dhe që lidhet me përdorimin e tyre nga politika. Në lista, sidomos tek ata të PD-së, u përfshinë ata që kanë krijuar sforcuar imazhin e besnikëve të patundur në vend të personalitetit të personazheve të kërkuar nga realiteti. Imazhi i sajuar i listave që tregojnë PD-në dhe opozitën e ardhshme është “realiteti” i një Partie Demokratike dhe opozite që nuk ekziston më në atë ide dhe formë që mendojnë e kërkojnë shqiptarët. Kjo parti imagjinare është thelbi i projeksionit të Berishës, në vend të asaj që presin në bazë për t’u kthyer në pushtet. Pak më ndryshe tek PS-ja, ku kulti i Ramës tashmë bën që projeksioni real i partisë, realizuar prej tij, të krijohet me neo-socialistët që i shërbejnë më shumë vizionit të sajuar të kryetarit sesa ideologjisë së partisë, lidhur me përkrahjen e shtresave në nevojë. Paradoksi është se Shqipëria mbetet bashkë me Kosovën (të dy drejtohen prej kohësh prej qeverish të majta), si vendet më të varfra të rajonit. Berisha dhe Rama, madje rasti i dytë është më i qenësishëm, janë pompuar nga media dhe sidomos në 20 vitet e fundit, ku janë protagonistë në rrjetet sociale kanë projektuar realitete imagjinare shumë larg të vërtetës. Kryeministri Rama vazhdon e ushqen imagjinaren dhe e përqendron vëmendjen falë daljeve maratonike në tv dhe pastaj individuale me podcastin e tij; kurse Berisha duke e mbajtur median e ndërvarur në argumentet e veta “scoop” dhe me ngjitjen e panatyrshme pas saj. Me tabletin e pandarë nga dora, jo thjesht për statistika po për të krijuar një virtualitet, ku krimi dhe e keqja e ka mynxyrosur vendin, përballë Ramës, Shqipëria e të cilit ngjan supersonike dhe tejet moçalit Berisha.  Rama& Berisha janë më shumë showman në një shfaqje pa aktorë, krijuar prej tyre, sesa shtetarët realë për të cilët ka nevojë vendi ynë.

Në argumentin tonë për simulakrën, duhet të kemi parasysh se kjo nuk është thjesht një përvojë shqiptare. Presidenti amerikan Regan dhe i tanishmi Tramp krijuan një precedent me këtë fenomen, duke kaluar vrullshëm: i pari nga kinematografia, kurse i dyti nga argëtimi në politikë. Shtuar me guvernatorin Shvarceneger dhe presidentin aktual të Ukrainës, Zelenski, për të mos vazhduar me partinë e Grillos në Itali e të tjerë, mënyra sesi janë imponuar ka krijuar një prirje ku të famshëm nga fusha të ndryshme e perceptojnë politikën si një lloj show për ambiciet e tyre. Dhe, jo thjesht në kuptimin e drejtpërdrejtë. Në Shqipëri, socialistët i ke vazhdimisht të identifikuar me njerëz të show dhe medias pranë, ashtu si PD-ja nga ana e saj, me pjesën tjetër, ku artistët mëtojnë të plotësojnë atë që nuk bën politika: virtualitetin ta shndërrojnë në politikë.

Simulakrum kalon realisht në katër etapa, të cilat Baudrillard i shtjellon në argumentin e vet: e para si pasqyrim i një realiteti themelor. Së dyti maskimin dhe shtrembërimin e realitetit themelor. Së treti maskimi për mungesën e një realiteti bazë. Dhe, së fundi, ajo që del s’ka lidhje me asnjë realitet sido që të jetë: është simulakra e tij e pastër.

Sot, politika dhe show i saj i mbush shqiptarëve kinse atë zbrazëti pafund prej mungesës së arsyes dhe ideve të pakta por edhe mënyrës së përfaqësimit, por më shumë se të gjithave pritshmërive tona prej demokracisë. Për një pjesë të madhe të popullsisë që mbush kutitë e votimit dhe voton pa u menduar, politika është pjesa imagjinare e përfaqësimit të saj identitar. Më keq, se para ’90, politikanët i kanë bërë shqiptarët e zakonshëm të identifikohen dhe jetojnë vetëm përmes politikës imagjinare. Ashtu si inercia e kohës dhe politika i ka bërë deridiku misionet e saj: Shqipëri po hap kapitull pas kapitulli për integrimin evropian. Shqipëria është integruar në NATO. Shqipëria ka bërë liberalizimin e vizave. Ashtu, si mund të thuhet që politika ka pjesën e saj përgjegjëse për honin e frikshëm moral, mungesën e motiveve dhe shterjen shpirtëror që e ka kapluar shoqërinë tonë. Në këtë amulli, tërheqja populiste e Rama&Berishës dhe derivateve të tyre bën që të thirren në ndihmë veç retorikave imagjinare të liderëve dhe figura që përfaqësojnë imazhe ose “impakte” publike por jo kompetenca politike të standartizuara. Madje, edhe vetë përdorimi i rrjeteve sociale që po kthehet në elementin e parë të komunikimit, po na i shndërron politikanët në një lloj simulacrum-i, ku çdo profil është thjesht një përfaqësim i politikanit që nuk ekziston. Ndaj sot nuk e kupton më argëtimin apo zezonën që japin respektivisht politikanët e PS&PD me politikën që afrojnë, duke na e bërë, siç thoshte Baudrillard simulacra-ën si formën sesi është i ndërtuar sot peizazhi politik bashkëkohor. (Homo Albanicus)

 

Next Post
VIDEO/ Panik në SHBA, një person qëllon me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s

VIDEO/ Panik në SHBA, një person qëllon me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In