• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuqia e panjohur e votës së diasporës

by Ylli Pata
30/01/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Iirjan Celibashi deklaroi mbrëmë në Real Story të Sokol Ballës se regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit është një senacion qoftë në aspektin sasior, apo edhe cilësor.

Sasior, se kemi të bëjmë me një numër të madh, afro 160 mijë vetë deri tani të regjistruar, që në vija të trasha janë 16 deputetë, e nga ana tjetër më shumë se gjysma e të regjistruarave i përkasin një moshe me pak se 40 vjeç. Pra shumica ka lindur jashte vendit, ose ka shkuar në moshë të vogël atje.

Këto të dhëna japin realisht një panoramë të rëndësishme që mund jo thjesht të ndryshojë, po të trondisë ekuilibrat politikë në vend. Në logjikën që ka fuqi vota e diasporës. Por sa kjo votë sipas të gjitha gjasave është jashtë orientimit apo llogaritjes së partive të mëdhaja?

Që do të thotë, shqetësimi i madh i PS dhe PD është se nuk arrijnë dot ta orientojnë apo patronazhojnë këtë votë.

Në këtë logjikë lind pyetja, për kë do të votojnë emigrantët tanë, sidomos të rinjtë që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të atyre që janë regjistruar?

Sondazhe ka disa që janë publikuar, nga njëra anë, të cilat nuk janë të njëjtët si matja e perceptimit në Shqipëri, e cila ka rezultuar apo krijuar traditë ndër vite si përgjithësisht e saktë.

Në vija të përgjithshme mund të thuhet se ndryshimi sasior e cilësor i diasporës, i jep zgjedhjeve të 11 majit një surprizë apo pritje suprize. Por kjo jo për faktin se mund të votojnë për Sali Berishën. Pikërisht regjistrimi i moshës së re, që sipas gjasave ka lindur në Europë, jo vetëm nuk do të votojë për Sali Berishën, por gjasat janë që të japë një qëndrim kundër tij.

Celibashi tha se shumica e emigracionit që është regjistruar është ai në Itali e Greqi, ku pjesën e luanit e ka diaspora e ikur para vitit 1997 e më pas pjesa që u ndikua nga trazira e 1997.

Që do të thotë se kjo diasporë, nuk ka aspak ndërmend të sjellë Sali Berishën në pushtet, por nga ana tjetër, nuk përjashtohet, e madje do të ndodhë që të jetë aktive për të shfrytzuar hapësirën e listave për të nxjerrë deputetët që duan.

Deputetë që nuk janë në lista të sigurta në qarqet që këta emigrantë kanë të drejtë të votojnë, e nuk është pak. Madje është shumë, e sipas gjasave vota e emigrantëve do të jetë një revolucion, i cili sinjalin do t’a japë jo thjesht më 11 maj, por edhe në dy vitet e ardhshme.

Një sinjal që ne nuk e llogarisim dot se nuk ka ndodhur dhe nuk është zbatuar. Ka pasur vetëm raste kur seksionet politikë të PS-së, kyesisht në Greqi, në raste të caktuara kanë thirrur militantë që të vijnë e të votojnë në Shqipëri. Në qarqe të caktuara: Gjirokastër, Tiranë, Fier, por gjithsesi financimet nuk kanë qenë lumë sepse nuk i ka interesuar palëve.

Por vota në vendin ku jetojnë mund të sjellë një përmbysje. Thënë në aspektin aktual nuk është politike, pasi si fuqi kryesore opozitare kemi Berishën, megjithatë nuk është normale të flitet para zgjedhjeve. Por angazhimi i brezit të ri, madje atij më të fuqishëm nga 30-40 vjeç tregon se kemi të bëjmë një një zhvillim realisht të rëndësishëm, që askush sot nuk e parashikon dot kaq kollaj. Por pasoja e këtij votimi mund të rezultojë me të vërtetë bombastik.

Next Post
Patel: Do ta rikthej besimin e amerikanëve tek FBI-ja

Patel: Do ta rikthej besimin e amerikanëve tek FBI-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
I shpëtoi aksidentit tragjik ku vdiqën dy motrat në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

Në kërkim 24-vjeçari, i moshuari përfundon te Trauma pasi u godit me grusht

December 26, 2025
Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

December 26, 2025
Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

December 26, 2025
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

December 26, 2025
SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com