• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Funrizimi me ujë prioritet i 2018-ës, BE 24 mln euro donacione

by A R
17/01/2018 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian po vendos në fokus jetën e qytetarëve në Shqipëri. Sektori i ujit e kanalizimeve do të jetë prioritar për BE në vitin 2018, raporton Deutsche Welle.

Në peizazhin e Shqipërisë, në banesa dhe qendra biznesi, në qytete dhe fshatra shfaqen ende depozita metalike apo plastike uji. Uji i pastër vazhdon të vijë me orar, në një pjesë të mire të territorit 2 apo 3 herë në ditë. Kur ai vjen depozitat mbushen, njerëzit dhe bizneset plotësojnë nevojat e tyre të përditshme dhe presin orarin e radhës për të vazhduar jetën. Një situatë kjo që bie ndesh me nivelin e kushteve të jetesës së një vendi që synon të përafrohet sa më shpejt dhe sa më shumë me BE si Shqipëria.

2018- BE 24 milionë Euro për furnizimin me ujë dhe kanalizimet
Ndryshimi i situatës është pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të qeverisë së Tiranës. Realizimi i saj mbështetet fuqimisht nga BE dhe vendet e tij anëtare. Burime zyrtare nga delegacioni i BE pohojnë për DW se viti 2018 do të jetë një vit ku sektori i ujit dhe kanalizimeve do të jetë prioritar për BE duke vijuar vëmendjen ndaj furnizimit me ujë të pijshëm, sektorit te kanalizimeve dhe trajtimit te ujrave të zeza në rajonet bregdetare, ku në 10 vitet e fundit ka kontribuar me 110 milion Euro. Në sajë të kësaj mbështetjeje dhe në bashkëpunim me Kfw gjermane dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në qytetet Fier, Gjirokastër, Lezhë, Sarandë, Berat-Kuçovë, Lushnjë dhe Kamzë është rinovuar infrastruktura e ujit dhe këto qytete janë në gjendje të sigurojnë ujë të pijshëm 24 orë.

BE po planifikon një program të ri investimi në sektorin e ujit dhe kanalizimeve me një kontribut prej 24 milion Eurosh në partneritet përsëri me qeverinë gjermane dhe atë zvicerane. Duke vlerësuar kapacitetet operative dhe aftësitë profesionale, si përbërës thelbësorë për një shërbim efikas dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët , BE do të vërë në dispozicion të tyre gjatë 2018-ës një grant tjetër prej 4 milionë Eurosh për menaxhimin e integruar të ujit dhe ujërave të zeza, në partneritet me qeverinë gjermane dhe zvicerane.

Gjermania- lojtar kyҫ me objektiva europiane dhe globale
Gjermania mbetet vendi anëtar i BE me kontributin më të madh në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve në Shqipëri. Deri tani në këta sektorë janë miratuar projekte me financim gjerman që arrijnë në 130 milionë Euro. Për furnizimin me ujë 24 orë janë në zbatim e sipër projektet në Korçë, Kavajë, Krujë, Kuçovë, Lushnjë dhe Pogradec. Orientimi i mbështetjes së Gjermanisë për përmirësimin e jetës së njerëzve në Shqipëri është në harmoni me objektivat e zhvillimit të qeverisë së Tiranës por edhe me prioritetet e politikave të qeverisë së Berlinit: arritjen e objektivave të Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, zbatimin e Traktatit të Parisit mbi Klimën Botërore dhe reduktimin e shkaqeve të migrimit.

Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 për Shqipërinë, Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Synimi është një furnizim i qëndrueshëm dhe higjenikisht i pastër me ujë të pijshëm, menaxhim ekologjik dhe higjenikisht të sigurtë të ujrave të ndotura dhe mbetjeve. Fjala është për ulje të rreziqeve ndaj shëndetit, ndotjes së klimës dhe mjedisit si dhe përdorimit sa më të mirë të burimeve hidrike të Shqipërisë. Për të arritur këtë Gjermania po rehabiliton ose ndërton nga e para sistemet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe po eliminon apo menaxhon më mirë mbetjet. Gjermania po përdor në Shqipëri teknologji miqësore ndaj mjedisit dhe po përfshin shtresat shoqërore të margjinalizuara që veprojnë në sektorin e ujit në mënyrë informale. Gjermania po kontribon fuqishëm që në peisazhin e gjithë qytetevedhe fshtarave të Shqipërisë depozitat e ujit t’i mbeten të shkuarës.

Investimet në sektorin jetik të ujit krahas rritjes ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës pritet te kontribojnë për t’u dhënë një perspektivë jete në Shqipëri qytetarëve të saj, sidomos rinisë si dhe për të frenuar migrimin./DW/a.m.

Next Post
Të pathënat e paktit Rama-Basha

Pakti Rama-Basha i përfunduar edhe për socialistët, zbulohet dokumenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

September 1, 2026
Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

Luftë me flakët në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar! Ministria e Mbrojtjes: Sot 17 vatra, 4 janë ende aktive! S’ka rrezik për banorët

September 1, 2026
Konflikti SHBA-Kanada në ekstrem, Trump kërcënon të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në Liqeni Amerika -

“Operacioni në proces”- Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort!

September 1, 2026
Vrasja e Charlie Kirk, gjykata vendos nëse 23-vjeçari do të përballet apo jo me dënimin me vdekje!

Vrasja e Charlie Kirk, gjykata vendos nëse 23-vjeçari do të përballet apo jo me dënimin me vdekje!

September 1, 2026
Mbyllen tre programe studimi në Universitetin e Korçës

Universitetet, 300 studentë zgjedhin “Fan Nolin”! Ekonomia, teknologjia dhe informatika tërheqin maturantët drejt Korçës

September 1, 2026
Tensionet/ Protestuesit bllokojnë rrugën dhe kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Policia rrethon godinën (FOTO)

Tensionet/ Protestuesit bllokojnë rrugën dhe kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Policia rrethon godinën (FOTO)

September 1, 2026
Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

September 1, 2026
Kriza në Ceuta, 22 vende të BE-së kërkojnë takim urgjent për valën e emigrantëve -

Ceuta kthehet në skenë horrori, u denoncuan 23 sulme seksuale, 9 prej tyre ndaj fëmijëve!

September 1, 2026
Rriten tensionet/ Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron në Lajpcig, NATO dhe BE i dalin në mbështetje!

Rriten tensionet/ Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron në Lajpcig, NATO dhe BE i dalin në mbështetje!

September 1, 2026
Tragjedia në Vaun e Dejës, Urgjenca sqaron vonesën e ambulancës: Ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra dhe…

Tragjedia në Vaun e Dejës, Urgjenca sqaron vonesën e ambulancës: Ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra dhe…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com