• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Funksionon nëpërmjet një aplikacioni, shpiket maska që mund të dallojë sëmundjet e frymëmarrjes

by S T
30/08/2024 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët në California Institute of Technology  kanë krijuar një maskë “smart” që mund të analizojë frymëmarrjen dhe të dallojë për shenja sëmundjeje.  Pajisja mund t’i ngarkojë të dhënat e saj në një aplikacion përmes Bluetooth.

Ata shpresojnë se kjo do të jetë një formë e përballueshme dhe e leverdisshme për të dalluar dhe analizuar menjëherë biomarkerat që lidhen me frymëmarrjen dhe proceset metabolike. Sipas tyre, ka një  potencial për të përmirësuar përpjekjet në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të mushkërive, t’i vëzhgojë dhe të ndihmojë në kurat e personalizuara.

“Teknologjia jonë mund  të shërbejë si platformë e përgjithshme e analizimit të frymëmarrjes. Ne mund të përzgjedhim sensorë të ndryshëm për një sëmundje të caktuar ose disa sensorë për një larmishmëri sëmundjesh”, tha një nga autorët kryesorë të studimit, Wei Gao.

Pajisja funksionon duke kondensuar avujt e frymëmarrjes. Materiali mund të humbasë lehtësisht nxehtësinë, por përmban edhe një hidroxhel që ftohet nga avullimi natyral i ujit.

Më pas, frymëmarrja e kondensuar shkon në një sensor të pajisjes që dallon praninë dhe nivelet e elementëve të ndryshëm si alkooli, pH, amonium dhe nitrit. Nga aty shkon te hidroxheli duke pasur një burim të vazhdueshëm uji për procesin e avullimit.

Eksperimentet u kryen te vullnetarët e shëndetshëm si dhe me probleme në frymëmarrje, përfshirë astmatikët. Maska mund të dallojë ndryshimet në përqendrimin e alkoolit dhe të vëzhgojë ndryshimet në nivelet e amoniumit që lidhen me konsumimin e proteinave.

Kjo e fundit është edhe një alternativë për analizat e gjakut për sëmundjet renale dhe monitorimin e personalizuar të metabolizmit të poteinave. Përqendrimi i nitritit ishte më i lartë në grupin e personave me rrugë të  pezmatuara frymëmarrjeje, si dhe tek astmatikët.

Maska mund të mbahet përgjatë aktiviteteve të përditshme, si edhe gjatë natës. Kështu  pacientët mund të monitorojnë shëndetin e tyre në kohë reale dhe pa qenë nevoja për vizitë mjekësore.

Një tjetër avantazh është kostoja e ulët. Pjesa e ripërdorshme elektronike kushton disa dhjetëra dollarë, ndërsa pjesa që ndërrohet rreth 1 dollarë.

Next Post
Aksion i Policisë së Kosovës në Veri, mbyllen pesë komuna paralele

Aksion i Policisë së Kosovës në Veri, mbyllen pesë komuna paralele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In