• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Funksionari i lartë i PD: Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndertimi në zonën e ‘Ali Demit’

by Java News
20/11/2023 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë për Report Tv, për emisionin ‘Studio Live’, deklaroi se Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndërtimi në ‘Ali Dem’ në kompleksin ‘Magalem’. Për gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se opozita vepron me dy standarde, pasi nga njëra anë thotë se janë në diktaturë, por nga ana tjetër, marrin leje ndërtimi.

‘Thonë që jemi në diktaturë, por kanë marrë 19 kulla te kompleksi ‘Partizani’. Malltezi dhe biznesmeni Bektashi, kanë marrë leje ndërtimi për pallate edhe në “Ali Dem” në kompleksin Magalem. Në diktaturë nuk të japin leje ndërtimi! Kjo është qesharake, shqiptarët nuk janë idiotë. Kur humbet zgjedhjet flamurtari, thotë u shitën votat. Është aksioner në minorancë i biznesit të politikës.’- u shpreh Kadilli.

Kadilli ka komentuar aksionin e Rithemelimit ditën e sotme në sallën e Kuvendit, ku tha se ata kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë. Sipas Kadillit, nuk bëhet revolucioni me deputetët, por nga populli.

‘Incidenti pjesë e një reagimi agresiv i opozitës. Nuk është ajo që presin qytetarët shqiptarë. Opozita është shumë herë me e madhe se ata. Por ata kanë votat e çdo opozitari. Ajo PD nuk ekziston më dhe ata deputetë shfrytëzojnë lirinë e tyre. Nëse këta kanë vendosur që të zvogëlojnë aksionin politik është ide e tyre. Kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë dhe i kanë dhënë shans Edi Ramës, nuk mund të ketë revolucion që të bëhet nga deputetë. Populli po shkon në stadium që të festojë.’- tha Kadilli.

Për analistin Ben Andoni, kjo opozitë jo vetëm nuk tregon vizionet, por e ka mbyllur me kohë vizionin e vet. Sipas analistit, deputetët i janë larguar shumë idesë së grevës së urisë, pasi tek ne ka një konotacion qesharak.

‘Një aksion do të kërkonte 100 veta. Njësia e PD-së më shumë po kërkon që të vetidentifikohet në parlamentin tonë, sesa të pjellë ide. Fatkeqësi e madhe është se ne presim nga opozitat që të tregojnë realisht marshet e tyre vizionet e tyre. Kjo opozitë jo vetëm nuk tregon vizionet por e ka mbyllur me kohë vizionin e vet. Për të krijuar amulli ja ka arritur por kjo nuk ka vlejtur asgjë.

Publikisht shqiptarët janë sot të interesuar për festimet. Festa e kalimit në Gjermani eklipson politikën sot. I janë larguar shumë idesë se grevës së urisë, pasi tek ne ka një konotacion qesharak. Të gjitha grevat e urisë janë kthyer në qesharake. Një opozitë e tillë, mendoj se është krejtësisht pa ide dhe po heq atë dimension historik që ka pasur më parë.’- tha Andoni./m.j

Next Post
VIDEO/ Formacioni i mundshëm: Gjithçka gati, brenda zhveshtores së Kombëtares në ‘Air Albania’

VIDEO/ Formacioni i mundshëm: Gjithçka gati, brenda zhveshtores së Kombëtares në 'Air Albania'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In