• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundviti mund të sjellë një Ballkan tjetër

by Baton Haxhiu
26/05/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Tridhjetë vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit, zëri amerikan që u dëgjua sërish nga i njëjti qytet nuk ishte më ai i një arkitekti të paqes, por i një fjalimi të ftohtë që po largon duart nga përgjegjësitë që mbajti për dekada.

Christopher Landau, zëvendës sekretari i Shtetit në administratën Trump, e tha me qetësi por me ngarkesë të madhe se “Shtetet e Bashkuara nuk ofrojnë mjete të pakufizuara për qëllime të paqarta, të pasigurta apo jorealiste.”

Kjo nuk është thjesht një frazë. Është një sinjal se epoka e ndërhyrjeve shpëtuese ka përfunduar. Dhe ajo që vjen më pas mund të mos jetë paqe. Mund të mos jetë as stabilitet. Madje, mund të mos jetë as interes.

Fjalimi i Landau-t përmbante një tjetër mesazh që duhet të tronditë popujt e Ballkanit: “Nuk jemi ne të vetmit në botën që po jetojmë.” Një pohim i thjeshtë, por shkatërrues për këdo që ka ndërtuar strategji kombëtare mbi besimin se SHBA do të jetë gjithmonë aty për të garantuar sigurinë dhe orientimin politik të rajonit.

Ky është një paralajmërim i heshtur për shtrirjen e ndikimit rus, kinez, turk e arab në Bosnje, në Serbi, në Kosovë, në Mal të Zi e më tej. Amerika nuk do të ndalojë dot më askënd. Do të jetë aty për të dëgjuar, ndoshta për të këshilluar, por nuk do të jetë më forca që ndalon shpërthimin e krizave.

Dhe në Ballkan, kur mbrojtja tërhiqet, historia na ka mësuar se agresioni del nga strofulla.

Kur SHBA flet për “realitet lokal”, po nënkupton dorëheqje nga kontrolli.

Landau nuk e tha kurrë me këto fjalë, por i gjithë fjalimi i tij ishte një akt dorëheqjeje nga përgjegjësia historike që SHBA ka mbajtur mbi Ballkanin që nga vitet ’90.

“Zgjatim dorën e miqësisë, por jo drejtimit,” tha ai. Në përkthim politik kjo thotë se do t’ju japim dorën, por nuk do t’ju mbajmë më në këmbë.

Kjo është thirrje e qartë për vendimmarrje të pjekur nga liderët vendorë. Por është edhe një moment rreziku për vendet që janë mësuar të mbijetojnë përmes mbështetjes së jashtme dhe jo përmes konsensusit të brendshëm.

Në këtë klimë, ata që kanë forca për të vepruar, për mirë apo për keq, do të lëvizin të parët. Dhe nuk janë domosdoshmërisht miqtë tanë.

Nëse ky mesazh lexohet drejt, ai duhet të shqetësojë jo vetëm liderët politikë në rajon, por edhe opinionin publik që ka jetuar për vite me bindjen se “Amerika është gjithmonë me ne”.

Fjalimi i Daytonit ishte ndoshta i fundit që SHBA e përdor për të thënë me elegancë: “Tani jeni vetë. Mos kërkoni më garanci që nuk mund t’i ofrojmë.”

Deri në fund të këtij viti, Ballkani do të përballet me testin e vetë-menaxhimit gjeopolitik. Me dialogun Kosovë-Serbi që ka humbur rrugën, me ndarjen funksionale të Bosnjes që po rrënohet, me rritjen e interesit kinez për portet, energjinë dhe teknologjinë në rajon, me tensione etnike që po zgjohen në kufijtë e harruar. Por një gjë është e qartë me siguri;

Në fund të vitit 2025, rajoni nuk do të jetë më i njëjtë. Dhe askush nuk do të mund të thotë se nuk ishte paralajmëruar.

Next Post
Babai me dy djemtë dhunojnë me send të fortë metalik një 26-vjeçar, shpallen në kërkim

Babai me dy djemtë dhunojnë me send të fortë metalik një 26-vjeçar, shpallen në kërkim

Comments 1

  1. Gezim Haxhialili says:
    7 months ago

    Keshtu e ka lexuar Batoni ate qe se tha nensekretari , por a dini ju se Batoni nuk di te lexoje fare !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com