• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi poshtërues i Sali Berishës, përfundon nën ombrellën e Ilir Metës

by Adriatik Doçi
31/01/2022 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Fundin politik të Sali Berishës mund ta kenë menduar nëpër gjyqe penale, para hekurave apo në arrati, por rrallëkush mund ta ketë imagjinuar fundin e tij nën ombrellën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, e cila pothuajse u shkri në zgjedhjet e fundit parlamentare. I shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i përjashtuar nga Partia Demokratike, të cilën e drejtoi për 22 vjet, Sali Berisha shpalli sot aleancën zgjedhore me Ilir Metën. Berisha dhe Meta janë në fakt në një aleancë politike që pas miratimit të reformës në drejtësi, duke u bashkuar në një front kundër SHBA-BE, por aleanca parazgjedhore e shpallur sot dikton strehimin e Foltores nën siglën e LSI-së, meqenëse Foltorja është një lëvizje politike e pa legalizuar.

Nëse në vitin 2009 ishte Sali Berisha ai që futi Ilir Metën në qeveri për të mbajtur pushtetin, tashmë është Ilir Meta ai që po fut në partinë e tij Berishën bashkë me Foltoren. Sali Berisha ka zgjedhur 6 kandidatët e PD-së tij paralele në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ndërsa sot shpalli aleancën me partinë e Ilir Metës. Po si do të regjistrohen Foltorja dhe LSI në zgjedhje? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njeh Partinë Demokratike me në krye Lulzim Bashën si PD-në zyrtare. Foltorja e Berishës, duke mos u regjistruar si subjekt politik në gjykatë, mbetet një lëvizje politike në ilegalitet dhe në pamundësi për t’u regjistruar në zgjedhje.

Në këto rrethana, e vetmja mundësi e Sali Berishës dhe grupit të tij, për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 6 marsit është sigla e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër mundësi do të ishte që Foltorja të regjistrohej në zgjedhje me anë të siglave të Partisë Republikane, PBDNJ-së, LZHK-së apo PDK-së, por krerët e këtyre partive nuk janë deklaruar ende se me cilin do të rreshtohen, me PD-në zyrtare të Lulzim Bashës apo me lëvizjen e Berishës. Aktualisht, mundësia e vetme e Sali Berishës dhe e rrethit të tij, është pjesëmarrja në zgjedhje me logon e Lëvizje Socialiste për Integrim.

22-vjet luftë, akuza dhe aleanca  

Raportet mes Sali Berishës dhe Ilir Metës janë një histori që karakterizohet nga urrejtja deri tentativë për eliminim fizik të tjetrit, akuzat e llahtarshme, arrestime dhe shantazhe, por edhe nga flirte, aleanca, pazare, bashkëqeverisje, përbetime për dobësi të veçantë ndaj njëri-tjetrit, protesta të përbashkëta dhe së fundmi bashkim kundër Lulzim Bashës, SHBA-ve, reformës në drejtësi dhe natyrisht kundër Edi Ramës. Berisha nisi një betejë të egër politike kundër Ilir Metës në fillim të viteve 2000, kur Fatos Nano e bëri kryeministër. Akuzat e Berishës ndaj Metës varionin që nga korrupsioni, pastrimi i parave, vrasjet, vjedhja e floririt, trafiqet e drogës etj.

Nga ana tjetër, Meta e akuzonte Berishën për piramidat, kriminalizimin e SHIK-ut, pozicionin kundër bombardimit të Serbisë nga NATO, për korrupsion, pallate në emër të vjehrrit etj. Në 28 nëntor të vitit 2000, njerëz të Sali Berishës sulmuan me armë komisariatin e policisë në Tropojë. Policia u përgjigj gjithashtu me zjarr.

Meta akuzoi Berishën nga Tirana për grusht shteti. Në orët e mbrëmjes, 20 policë të maskuar dhe të armatosur, rrethuan Sali Berishën në Tiranë me urdhër të Metës. Berisha rezistoi duke kërkuar urdhrin e prokurorisë, por policia ndërhyri me forcë, i çarmatosi truprojat dhe e shoqëroi në komisariat. Berisha e konsideroi shoqërim një rrëmbim me urdhër të Ilir Metës.

Lufta mes tyre zgjati dy vite. Pasi Fatos Nano e rrëzoi si kryeministër në shkurt të vitit 2002, duke e zëvendësuar me Pandeli Majkon, Ilir Meta u afruar me Sali Berishën, për t’u hakmarrë ndaj Nanos. Meta është akuzuar për flirte me Berishën që nga koha e kur Fatos Nano ishte në burg, me qëllim për të marrë drejtimin e PS-së, por për herë të parë, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë bashkuar forcat zyrtarisht në seancën parlamentare të datës 18 mars 2002, për shkarkimin e kryeprokurorit, Arben Rakipi, i cili mbrohej nga Fatos Nano, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste.

Meta dhe Berisha do të vijonin raportet e errëta, ndërsa u përplasën edhe një herë në vitin 2008, kur Meta hyri në grevë urie. Ata u bashkuan në verën e vitit 2009, duke qeverisur bashkë deri në vitin 2013. Në janar të vitit 2012, Berisha e shpëtoi Ilir Metën nga dënimi me dy vite për korrupsion, pasi kontrollonte anëtarët e Gjykatës së Lartë, me përjashtim të Ardian Dvoranit, i cili u shpall më pas armik nga Berisha dhe Meta.

Duke parë rënien e Berishës dhe PD-së, Meta iu bashkua PS-së në pranverë të vitit 2013 deri në vitin 2017, kur PS-ja me në krye Edi Ramën i fitoi vetëm zgjedhjet, duke i mundur të gjithë. Përplasje e fundit e fortë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është shënuar në mars të vitit 2015, kur Berisha e akuzonte Metën se kishte porositur vrasjen e ish deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Sulmi u lexua si një hakmarrje e Berishës ndaj Metës për tradhtinë e prillit 2013.

Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha. “Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta.

Ndërsa Berisha nuk po tërhiqej, Meta e kërcënoi për herë të parë Berishën, se do të publikonte videon. “Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato…”, tha Meta. Shantazhi ishte i hapur. Megjithatë, videoja nuk u publikua kurrë, pasi shumë shpejt raportet mes Metës dhe Berishës u ‘zbutën’. Berisha e mori mesazhin dhe nuk e akuzoi kurrë më Ilir Metën.

Pas akuzave të Bashës ndaj LSI në maj-qershor 2017, Meta dhe Berisha rinisën bashkëpunimin, ndërsa shumë shpejt shtynë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin drejt një aleance, e cila mori fund pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sinjalizuan fundin e aleancës dhe shumë shpejt nisën akuzat e ndërsjella për tradhti, por jo Berisha dhe Meta, të cilët tashmë po bashkojnë atë që Berisha mundi të merrte nga PD-ja me LSI-në që mbeti pas disfatës së 25 prillit.

Next Post
Denoncoi se i kanë vjedhur paratë në shtëpi, por përfundon në pranga

Gjejnë të shpallurin në kërkim dhe e lëshojnë për 10 mijë euro... SPAK arreston 2 policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In