• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi pa nder dhe dinjitet, i Sali Berishës!

by Mira Kazhani
21/05/2021 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Kam qenë 21 vjeçe kur shkoja si reportere në selinë e PD-së. Nga ajo kohë kujtoj dallimet mes dy selive kryesore: intrigave të PS-së dhe agresivitetit të PD-së, kasetat VHS dhe kamerat e rënda si dhe konferencat e Berishës, i cili në mesditë shfaqej para nesh shpesh duke përdorur letërsinë ose personazhet e librave me të cilët ju çonte mesazhe rivalëve politikë apo publikë.

Këtë herë m’u duk ai si një personazh letërsie.

Pas 20 vitesh u shfaq prapë Sali Berisha në një konferencë për shtyp, por si asnjëherë për nga fabula. Si në ëndrrën më të frikshme që kish zbritur para mikrofonësh e gazetarësh. Një konferencë e denjë për analizën e bojës së Dostojevskit, që meriton një renditje të vogël të mesazheve të veprës. Një leximit psikologjik të konferencës “Krim dhe Ndëshkim” si më poshtë:

Berisha shqiptoi fjalën “dinjitet” ndoshta 17 herë. Diçka më pak fjalën “nder” dhe fjalën “familje” disa herë.
Është i dërrmuar. Ai nuk e fsheh dhimbjen që po e gërryen drejt fundit. Të një fundi pa nder e dinjitet. E përsëriti aq shpesh, paragraf më paragraf: “Para dinjitetit, nuk i duhet asgjë askujt mbi tokë dhe unë do ta rivendos dinjitetin tim”, thotë ai.

Madje, Berisha shkon 30 vjet para, duke kërkuar ngushëllim tek kirurgu pasionant, që jetonte në një shtëpi 30 metra më të vogël se aktualja. Nuk e krahasoi veten me atë të ‘97-ës, as me të 2005-ës, as me të 2011-ës…! Pse? Ndoshta se në subkonsh 30 vitet e politikës në personazhin e tij politik janë shkak për humbjen e nderit. Atij nderi që u dashka më shumë se çdo fitore.

Njeriu me të cilin Sali Berisha sot ka betejën është vetë ai. Për atë Sali Berishë do të shkojë në Francë, duke i shpallur luftë shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikës. Është i plagosur, por lufta e ka mbajtur gjallë

Për Sali Berishën shanset që të rifitojë dinjitetin peshojnë sa polenet e majit, por cili naiv që ka 30 vjet që jeton me Berishën, nuk ia njeh karakterin luftarak me çdo çmim, me çdo mjet, pa kursyer askënd dhe asgjë?

Me një ndryshim këtë herë: Nuk e merr zvarrë Shqipërinë por maksimumi vetëm partinë e tij, PD-në.
Pse?

Duke hedhur në gjyq sekretarin Amerikan të Shtetit, duke u futur në luftë me SHBA-në për veten dhe familjarët e tij, jo për vendin, as për partinë, as Shqipërinë. Do ta sakrifikojë edhe partinë.

Ai vërtet thotë se do ta bëjë betejën në Gjykatën e Francës si person privat, pa përfshirë grupin parlamentar, por fakti që nuk dorëzon mandatin do të thotë se ai po shkon de facto dhe de juro si deputet i PD-së. Si ish-lideri historik i PD-së.

Politikani dhe babai janë që të dy në gjyq. Vetëm kirurgu pasionant është spektator.

Një gazetare e pyet në fund se sa do kushtojë avokati francez që do ta përfaqësojë në padinë kundër dekretarit Amerikan të Shtetit.

Pyetje e mirë, por e pavlefshme në këtë finale të veprës që doli nga fundi i librit.

Berisha nuk përgjigjet për kësi detajesh, por e dha përgjigjen nga fillimi deri në fund, dhjetëra herë, me fjalë që i dilnin nga fundi i kraharorit.

Duke hedhur në gjyq SHBA-në për nderin e tij si person privat dhe të familjes së tij, Sali Berisha po paguan çmimin më të lartë. Nuk janë asgjë paratë që shpenzohen për të paguar një avokat sot në krahasim me ato që u bënë shkak për këtë tërmet në imazhin e liderit historik të pluralizmit shqiptar.

Sepse, siç ka thënë edhe Dostojevski: ”Qëllimi i jetës së njeriut nuk është thjesht të jetë gjallë, por të ketë një kuptim”.
Amerika ia hoqi kuptimin jetës së Sali Berishës në një kohë ku s’ka shumë kohë.

P.S. Nuk kam asnjë ngazëllim. Shqipëria s’e meriton këtë. Dhe Sali Berisha e kishte shansin historik të mbyllte karrierën si politikan.

Next Post
Epike/ Ish-anëtari i kryesisë së PD-së tallet me Bashën

"Koha jote ka mbaruar"/ Kulluri i drejtohet Bashës pas vendimit të DASH për Berishën: S'ke si fshihesh më. Boll më gënjeshtra

Comments 1

  1. Arce77 says:
    5 years ago

    Injorance e plote ju gezoheni se po vrasin nje kot fare se çfar i bejne se nuk vete ne SHBA ka milionia….dhe ju jeni ata qe e keni mbajtur dhe e mbani akoma…nuk flet dot per dinjitet kur i thua vrases hajdut i korruptuar…prandaj i beni shkrimet ju si per ti lehtesuar..dinjitet thua ti sot ska po pse kur korruptoj ku e kishte dinjitetin per deri sa pranon qe eshte i korruptuar…po ju ku ishit deri dje qe ai korruptonte apo vetem gazetar, ministra, shefa ishit…gezimi i te gjithe qe gezohen se jane me te korruptuar se ky plaku….por ai ju del dhe ne ender akoma ….po nuk u futen 30 VIP(prej leshi) ne burg ( vjedhje te hapura pa kurre fare mbrojte) Shqiperia do shume kohe te levizi perpara…mendimi im modest….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In