Nga Erion Braçe/
DY PREJ “NENTE” MOTRAVE TE BERISHES, ME PARATE QE PERFITONIN NGA CEZ, PAGUANIN FATURAT E TYRE TE PAPAGUARA TE ENERGJISE PER CEZ!!
Muajt Mars, Prill, Maj 2012, CEZ transferoi te gjithe biznesin e nje kompanie te mbledhjes se borxheve DIA, tek nente kompani, 7 shqiptare dhe 2 ceke; tre prej shqiptareve kontrolloheshin nga nje dore e vetme, nderkohe qe te gjitha ishin me lidhje te forta me zyren publike e private te Sali Berishes e ministrave te tij.
Ndryshimi kete here ishte se;
Njeres prej nente “motrave” dhe te vetmes nder tre kompanite e njeres dore, ju dha “e drejta” e “mbledhjes” se parave qe institucione buxhetore e jo buxhetore i kishin kompanise CEZ;
Te nente “motrave” ju dha e drejta te nderprisnin edhe energjine elektrike te debitoreve te CEZ si mase shtrenguese per te mbledhur parate e faturave; edhe nje here, jo CEZ, por kompanive private te kontraktuara nga CEZ.
Nen keto “te drejta” dhe “favore”, 8 prej 9 “motrave” te Berishes, ne pak muaj te vitit 2012, arriten qe:
TE MBLEDHIN NGA SHQIPTARET, INSTITUCIONET BUXHETORE E JO BUXHETORE, KOMPANITE PUBLIKE:
1. 334. 142. 494 LEKE TE REJA,
TE PERFITOJNE PER VETE ME PERQINDJE QE SHKONIN NGA 32-49%:
558. 863. 005 LEKE TE REJA.
Vetem dy kompani te kontrolluara nga nje dore, nder nente;
CE2 Services dhe CE2 Debt Management, arriten qe:
TE MBLEDHIN NGA SHQIPTARET, INSTITUCIONET BUXHETORE E JO BUXHETORE, KOMPANITE PUBLIKE:
854. 557. 579 LEKE TE REJA,
TE PERFITOJNE PER VETE ME PERQINDJE QE SHKONIN NGA 32-49%:
325. 186. 975 LEKE TE REJA.
E reja sot, rrjedhur nga dokumenta zyrtare, kalon neper keto fakte: E para, Administratori i perkohshem i emeruar nga Berisha pas largimit te perdhunshem te CEZ, prej Janarit 2013, pavaresisht se CEZ ruante ende pronesine mbi asetin;
DUKET SE KA PATUR PRIORITET SHLYERJEN E PARAVE PER KOMPANITE E MBLEDHJES SE BORXHEVE;
NENTE “MOTRAT” E BERISHES, KANE MARRE NE TOTAL NE 2013-TEN: 113. 278. 527 LEKE TE REJA.
E dyta, Administratori i perkohshem, zoteruesit e dy kompanive te kontrolluara nga e “njejta dore” dhe vete “dora”; KANE NDERTUAR NJE SKEME SIPAS SE CILES, ME PARATE E PERFITUARA SI PERQINDJE PERKUNDER SHUMAVE TE MBLEDHURA NGA SHQIPTARET, INSTITUCIONET BUXHETORE E JO BUXHETORE, KOMPANITE PUBLIKE, KANE PAGUAR FATURAT E PAPAGUARA PREJ MUAJSH TE ENERGJISE ELEKTRIKE TE KOMPANIVE TE TJERA QE KISHIN NE ZOTERIM. E kuptuat?
Kompania CEZ, nen hyqmin e Sali Berishes, zyres se tij publike e private, ka kontraktuar ne Mars, Prill, Maj 2012 kompani per mbledhjen e parave nga faturat e papaguara te energjise te cilat,
ZOTEROHESHIN APO ISHIN TE LIDHURA ME “PRONARE” QE NUK PAGUANIN PER VETE ENERGJINE E KONSUMUAR NGA DISA KOMPANI TE TYRE!!!!
Nuk mbaron ketu; KETO KOMPANI ME PARATE E PERFITUARA NGA MBLEDHJA E PARAVE TE SHQIPTAREVE, KANE PAGUAR FATURAT E TYRE TE ENERGJISE QE NUK I PAGUANIN PREJ MUAJSH!!!!
Shihini dokumentat; JANE FATURAT E PAPAGUARA TE ENERGJISE NGA KOMPANITE “ALBANIAN CHROME”, “MANE TCI”, “EUROMAX DELHAIZE”, “TEG”.
Ka ndodhur qe: Kompanite e mbledhjes se parave te faturave te energjise elektrike, CE2 Services dhe CE2 Debt Management, kane kredituar perfitimet e tyre nga kontratat me CEZ, tek kompanite debitore te mesiperme dhe, ME KETO PARA JANE “SHLYER ME KOMPESIM” PARATE E PAPAGUARA PREJ TYRE TE ENERGJISE ELEKTRIKE.
Kam perpara akt marreveshjet, anekset e detyrimeve, pasqyrat me faturat e papaguara te energjise se ketyre “gjigandeve” dhe jam i skandalizuar. Ky eshte nje turp!!
Dhe ky eshte fundi i skemes kriminale te Sali Berishes dhe “MOTRAVE” te tij. Une besoj se kushdo tani e ka te qarte se cfare ka ndodhur me CEZ, parate e shqiptareve dhe parate e klienteve te Sali Berishes, Ridvan Bodes dhe zyrave publike e private te asaj Qeverie. Por njohja nuk mjafton. Sali Berisha kerkon te hetoje por jo keto krime.
PROKURORIA DUHET TE COJE DERI NE FUND HETIMIN PER GJITHCKA.


