• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i rrugës për Ben Blushin

by Arbi Kasapi
24/03/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbi Kasapi/

Të gjithë duhet të jenë me Ben Blushin!  Sigurisht jo me atë si perso-nazh, por me luftën që ai i bën logjikës që po kaplon PS-në,… atë të Liderit dhe të Partisë. Prej 25 vitesh ka demokraci, por mentaliteti i Liderit, është këtu, sot, prezent prej më shumë se një çerek shekulli. Logjika e Liderit si model është jo në pak raste e komplikuar dhe ka variantet e veta, por në thelb të tij ka një bazament që mund të kuptohet nga harmonia e dy elementëve.

Lideri nuk është asgjë në vetvete përveçse një vullnet i popullit, i njerëzve që e zgjodhën. Ai dhe Partia besojnë se janë të tillë sepse përfaqësojnë interesat reale të njerëzve. Shtratin e kësaj logjike e shoqëron një “kleçkë”, në dukje kontradiktore, por që faktikisht e bën modelin funksional.

As populli nuk është asgjë në vetvete, nëse nuk përfaqëson Partinë. Këtu të del si shembull që të kujtosh se në çdo regjim të formatit totalitar, nëse nuk je me Partinë, do të thotë se nuk je Populli… thënë ndryshe, je një “jo-person” (i denjë për tu pushkatuar pa harxhuar shumë plumba) ose në rastin më të mirë armik i popullit. Kjo është logjika. Një rreth vicioz funksional.

Në demokraci të brishta ashtu si në Shqipëri, modeli është jo vetëm prezent, por edhe në kushte të plota pune. Madje ka rendiment. Ndryshe nga dikur, sot nuk të vret njeri, por mund tët quajë “budalla” nëse ha grepat e ndonjë partie ose kolaboracionist i “ aleancës së qelbësirave”… të të heqë “kamerën”, të të akuzojë për çfarëdo e kështu me rradhë.

Ajo që bën logjika e modelit në fjalë, është që të të heqë qafe simbolikisht, pra të lëvizë prej teje mundësinë për të folur, forcën dhe rëndësinë e mendimit dhe në fund legjitimitetin për t’i dhënë kumbim një ideje. ( “Je i Saliut” është një shembull që tregon sesi delegjitimohet tjetri, dhe ky është vetëm një rast.)

“Vetëm dy herë vdes njeriu”… është një  frazeologji e përdorur shpesh për të treguar se gjithkush mund të vdesë si qënie fizike por dhe një herë si qënie simbolike.

Të gjithë duhet të jenë me Blushin pikërisht sepse lufta e tij, të paktën në mendim, i shkon kundër modelit të Liderit dhe Partisë, kushdo qoftë drejtuesi apo partia.

Por fatkeqësisht rrugëtimit të tij i ka ardhur fundi, të paktën në selinë rozë. Lufta atje “brenda” është e fituar dhe e mbaruar… fakti se nuk ka zgjedhje por referendum, është jo më pak e jo më shumë se një materializim i pushtetit të liderit, një gjykim i bërë fakt, një vendim që së shpejti do bëhet realitet.

Brenda Partisë Socialiste Blushi ka vdekur simbolikisht, por ende nuk e di… të paktën derisa të dalë rezultati i referendumit, që si qëllim kryesor, nuk ka pyetjen. Sigurisht që jo. Si qëllim referendumi ka vlerën e tij “folkloristike”, që do t’i shkojë për shtat Partisë dhe Liderit.

Në këto kushte, një socialist që del më i majtë se Partia Socialiste, duhet të vendosë të shkojë ose “më majtas” ose të zbusë qëndrimet e veta. Kjo nuk është një çështje e logjikës sesa më shumë një çështje e zgjedhjes mes alternativave.

Deklarata “unë nuk qëndroj në ndërmarrjen private të Ramës” nuk është gjykim, por është çështje zgjedhjeje.  Ashtu siç është zgjedhje dhe jo gjykim fjalia me shumë pauza “E dini për çfarë kërkoj unë zgjedhje?! Mbase mua nuk më intereson fare Kryetari i PS-së… fare, fare,…. bie fjala”.

Të njëjtat fjali janë thënë nga i njëjti person. Edhe këtu, Ben Blushi është në fund të rrugës dhe ky nuk është një gjykim… më shumë sesa një çast për të zgjedhur.

Next Post

Gjuriç- Prishtinës: Mos e prisni degën në të cilën qëndroni

Comments 1

  1. TJ says:
    10 years ago

    Nuk e kuptoj se si ,nje gazete si juaja mund te botoje pacavure te tilla?! Patjeter qe partite apo dhe Shqiperia kane nevoje per me shume demokraci! Por te mendosh si ky gazetari dhe sic thote vete mendoka edhe Blushi ,eshte mediokritet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In