• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i një epoke, bomberi i “provincës” var këpucët në gozhdë!

by Java News
10/05/2019 23:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koha ka ecur dhe e ka bërë duke “vrapuar”… Vitet ikin për të gjithë, por sa herë afrohesh në fund të një cikli, historie, apo qoftë edhe karriere, nis të kuptosh se sa shumë e ke dashur sportin që ke praktikuar përgjatë 22 vitesh mes Serie B dhe Serie A…

Sergio Pellissier ka mbërritur në finish! Tani, i ka mbetur të presë litarin në një maratonë të nisur në vitin e largët 1996. “Kam reflektuar gjatë dhe vendosa të tërhiqem në fund të sezonit, pasi e ndjej të nevojshme.


Mbyllet një cikël. Do të kisha dashur që ta bëja duke i siguruar mbijetesën Chievos, por ja që ndonjëherë nuk mund të kërkosh më shumë nga sa vjen… Eshtë e drejtë që klubi të rindërtohet dhe t’i japë hapësira futbollistëve më të rinj”.


Një histori e bukur për t’u treguar. Të duket një pafundësi, por nuk është ashtu. Torino, Vareze, SPAL dhe Chievo. Këto katër stacione për një futbollist që ndoshta mund të kishte luajtur edhe me fanella më prestigjoze, por që ka mbetur besnik i “provincës”. Gjithçka nisi me Turneun Viareggio, kur në moshën 14 vjeç me fanellën e Torinos shkëlqente dhe shënonte…

Sot është 40 vjeç, por ka vendosur një rekord i cili duhet ende të thyhet, mbase edhe nga vetë ai. Në moshën 39 vjeç e 290 ditë, Pelissier ka shënuar golin “më të vjetër” në Serie A. Plot 174 gola mes profesionistëve, 112 nga të cilat në Serie A me fanellën e Chievo Verona, një lëkurë e dytë për të. Plot 19 vite të kaluar me verdheblutë, ose “gomerët fluturues”.

Pikërisht kjo nofkë ishte ajo që Chievo mori kur me mjeshtrin Del Neri arriti që të mrekullonte Serie A, duke mbajtur kryesimin e kampionatit thuajse një fazë, atëherë kur u arrit Europa dhe kur ëndrrat u bënë realitet. “Gomerët fluturuan”, me të vërtetë… Mes tyre, edhe ai, Sergio Pelissier, “djaloshi” që nisi të luante në Aosta, qyteti i lindjes.

Pikërisht ai, veterani që nuk njihte plakje, por që tani, si të gjithë, duhet të thotë “mjaft”.

Fanella me numër “31” do të tërhiqet, ashtu si ka lajmëruar Chievo. Ndërkohë, kanë mbetur edhe tre ndeshje për të luajtur. Më pas… “Ndoshta bëhem drejtues, por dua rol me përgjegjësi jo si figurë simbol!”. Sepse, Pelissier, në karrierën e tij, nuk është mësuar të qëndrojë i palëvizur, por të luftojë…telesport

g.kosovari

Next Post
Meta reagon për sulmet e përgjakshme në Sri Lanka: Terroristët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre

Vdekja e majorit/ Meta: U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In