• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fundi i lojës së Putinit? Ndarja e Ukrainës, instalimi i një qeverie të kontrolluar dhe krijimin e një korridori tokësor drejt Detit të Zi

by Java News
01/03/2022 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia duket se do të vijojë me marrjen e Kievit dhe krijimin e një korridori tokësor në jug drejt Detit të Zi, duke e ndarë vendin në dysh, sipas analistëve ushtarakë dhe ish-zyrtarëve që shprehën pikëpamjet e gjeneralëve të Ukrainës.

Presidenti Vladimir Putin mund të vazhdojë të kërkojë një formë kontrolli mbi të gjithë vendin, thanë ata, në vijim të përpjekjeve të tij për të mos lejuar ndonjëherë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Gjithashtu, ai nuk e ka fitoren të garantuar. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes në SHBA tha të premten se Rusia po përballej me më shumë rezistencë nga ҫ’priste gjatë avancimit të saj në Kiev.

Avancimi i trupave ruse erdhi nga taktika “rrethuese”, duke sulmuar pikat më të dobëta të Ukrainës – kufirin e saj verior me Bjellorusinë dhe jugun nga Krimea, të cilën Rusia e aneksoi tetë vjet më parë me bazën e saj të madhe detare.

Kjo strategji, nëse do të jetë e suksesshme, mund t’i japë mundësi Moskës të kontrollojë Ukrainën lindore, duke përfshirë edhe vijën e saj bregdetare, ndërkohë që nga ana tjetër shndërron Ukrainën perëndimore në një shtet vasal, duke zvogëluar kështu kostot financiare që do të vinin nga një pushtim afatgjatë, thonë ekspertët.

“Unë mendoj se tani rusët po synojnë të krijojnë një urë lidhëse tokësore deri në Moldavi,” tha Konrad Muzyka, drejtor i agjencisë së konsulencës Rochan me qendër në Poloni.

Tanket dhe forcat ruse filluan pushtimin të enjten, përmes rajoneve lindore të Kharkiv dhe Donetsk, si dhe nga jugu në Tavriya, ndërsa sulmet me raketa dhe bombardimet nga Bjellorusia erdhën drejt Kievit nga veriu, sipas ushtrisë ukrainase.

Sipas një materiali të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, të postuar në Facebook të enjten, lëvizjet ushtarake deri më tani sugjerojnë se qëllimi i Kremlinit është “të bllokojë Kievin dhe të krijojë një korridor tokësor deri në gadishullin e okupuar të Krimesë dhe në shtetin e vetëshpallur  të Transnistrisë”.

Në vitin 2014, Rusia jo vetëm që pushtoi Krimenë, por mbështeti gjithashtu  edhe rebelët që krijuan administrata separatiste në Donetsk dhe Luhansk, në rajonin Donbass të Ukrainës lindore ku ka një numër të madh të popullsisë rusishtfolëse.

Rusia gjithashtu ka trupa në Transnistri, një provincë e shkëputur e Moldavisë me popullsi rusishtfolëse.

Joerg Forbrig, drejtues në fondin gjerman Marshall në Berlin, tha se trupat ruse mund të “përpiqen të marrin kontrollin e një pjese shumë të madhe të Ukrainës, e cila do të përfshinte ato zona që do të krijonin një korridor tokësor midis tre territoreve që kontrollhen tashmë nga rusët.”

“Ukrainasit do të rezistonin”

Forcat e armatosura të Ukrainës deri më tani e kanë penguar Putinin që të avancojë shpejt në Kiev. “Për sa kohë që rusët nuk kanë kontrollin e hapësirës ajrore, ata nuk do të jenë në gjendje të arrijnë depërtimin e tyre me tanqe dhe blinda në Ukrainë,” tha Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s që tani është pjesë e grupit të ekspertëve Friends of Europe.

Raketat ruse goditën Kievin të premten. Moska pretendoi se kishte kapur aeroportin Hostomel në veriperëndim të kryeqytetit, i cili mund të shërbejë si një pikë për sulmet ndaj Kievit.

Zyrtarët amerikanë besojnë se qëllimi i parë i Rusisë është që të rrëzojë presidentin properëndimor të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

“Putini nuk do thjesht Donbasin apo Donetskun – ai do të gjithë Ukrainën, por nuk është nevoja që ta pushtojë të gjithë vendin për të arritur këtë qëllim. Ai do të synojë të presë kokat e shtetit të Ukrainës,” tha gjenerali gjerman në pension, Hans-Lothar Domroese.

Ekspertët e mbrojtjes vunë në dukje shpenzimet e mëdha të Rusisë për fushatën e saj ushtarake në Ukrainë, një shtet ish-sovjetik prej 44 milionë banorësh, pak më i vogël se Teksasi.

“Bashkimi Sovjetik shpenzoi kaq shumë para për të pasur trupat e tij në Europën Lindore dhe ata ishin të gatshëm ta bënin këtë si regjime komuniste që ishin. Ukrainasit do t’i rezistonin çdo qeverie ruse,” tha Elisabeth Braw, pjesë e Institutit Amerikan Enterprise në Uashington.

Është gjithashtu e paqartë se si do të pritej në Rusi një luftë e zgjatur dhe me shumë viktima nga pala ruse, edhe pse Putini nuk i toleron kundërshtimet. Policia arrestoi më shumë se 1,800 protestues kundër luftës në të gjithë Rusinë ditën e enjte.

Putini mund të kërkojë një marrëveshje për Ukrainën perëndimore – ku shumica e njerëzve flasin gjuhën ukrainase dhe jo rusishten si gjuhë të parë – të ngjashme me atë që Moska ka me Bjellorusinë, ku Rusia e ka ndihmuar për një kohë të gjatë presidentin Alexander Lukashenko që të shtypë opozitën dhe kundërshtarët e vet.

Carlo Masala, profesor për Politikën Ndërkombëtare në Universitetin Bundeswehr të Mynihut, tha se Rusia deri më tani nuk është përpjekur të dërgojë trupa të shumta në Ukrainën perëndimore.

“Kompozimi i ushtrisë ruse, pavarësisht nëse përbëhet nga 160,000 apo 200,000 trupa, nuk mjafton për të pushtuar Ukrainën për një periudhë të gjatë kohore,” tha ai.

“Vazhdoj të jem i sigurt se qëllimi kryesor i Putinit është kapja e Donbass… dhe krijimi i një korridori tokësor për në Krime, ndarja e këtyre zonave nga Ukraina dhe krijimi i një qeverie të kontrolluar në Kiev.”/ Reuters

g.kosovari

Next Post
Dita e dytë e pushtimit/ Ministri ukrainas: Po sulmohen kopshte të fëmijëve dhe jetimore. Do i dërgojmë…

Lufta në Ukrainë/ Zyrtari i lartë amerikan ngre alarmin: Më e keqja nuk është parë ende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com