• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fundi i B9-s me drejtësinë/ Kush është Fatjon Dautaj që mbushi Britaninë me drogë, në Shqipëri ka hapur biznese bashkë me kushëririn

by Java News
10/06/2021 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat britanike arritën të siguronin emrin e një shqiptari, i dyshuar si bos krimi, i cili u dëbua nga Mbretëria e Bashkuar pas dyshimeve se ishte i përfshirë në mbushjen e këtij vendi me kokainë e kanabis.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Fation Dauti, i cili u dëbua nga Britania pasi humbi apelin që kishte bërë ndaj Komisionit Special Apelues për Emigracionin, SIAC, për kartën e tij të rezidencës, që iu hoq nga Home Office, departamenti përgjegjës për emigracionin, sigurinë, ligjin dhe rendin.

Për mbajtjen e fshehtë të emrit të tij kishte një urdhër anonim, nëpërmjet të cilit ai mund të identifikohej si B9, deri më sot, kur Gjykata e Apelit vendosi që ta heq këtë vendim.

Britanikja Sunday Express shkruan se Dauti, i cili njihet edhe si Fation Dautaj, përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në Gusht të 2017-s, por Home Office e revokoi në Shtator të 2019-s, bazuar në informacionet e inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal, por nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij.

Vetë Dauti, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirjen në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti.

Kjo përfshinte kushëririn e tij Alket Dauti, 33-vjeçarin e arrestuar nga oficerët e NCA në Qershor të 2018-s në Penge, në jug të Londrës, 2 muaj pas takimit që kishte pasur me Dautin, përpara se të ekstradohej drejt Belgjikës, në Janar të 2019-s, ku vuan aktualisht dënimin me 10 vjet heqje lirie për trafik të qenieve njerëzore.

Në Mars, gjykatësit e SIAC pranuan pretendimet e Home Office dhe NCA se Dautaj do të vijonte të ishte i përfshirë në aktivitet kriminal dhe do të ishte kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë, nëse do të lejohej të qëndronte në këtë shtet.

Në gjykatë u zbulua se ai kishte vetëm një llogari bankare, me të ardhura të limituara, megjithatë shijonte klubet e natës, veshjet luksoze e makinat më të fundit si Bentley, Range Rover dhe Jaguar. Apeli gjithashtu u njoh me një sulm të ndodhur jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 Tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dauti, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri.

Ai u arrestua e akuzua pasi u kthye në Britani, por stafi i rojeve tërhoqi padinë ndaj Dautit, sepse i druheshin këtij të fundit dhe dyshoj se ishin paguar për të mos bashkëpunuar me policinë.

Në Mars të 2013-s, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dauti tha se kishte qenë prezent në vendngjarje, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen.

Në seancën dëgjimore të SIAC, 36-vjeçari argumentoi se dëbimi nga Britania i shkaktonte atij dhe bashkëshortes stres të madh dhe se ai dëshironte që të vijonte jetën me të në Britani.

Gjatë një seancë dëgjimore në 2017-n, një zyrtar i NCA tha se Dauti konsiderohej si “lideri” i rrjetit kriminal shqiptar. Ai tha se gjatë hetimeve ishin arrestuar disa persona, sekuestruar disa kilogramë kokainë dhe ishin ndaluar disa emigrantë të jashtëligjshëm, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të bërë të mundur arrestimin e Dautit. Sipas zyrtarit, fakti që Dauti ishte në gjendje të qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar i dha atij një status më të lartë se kriminelët e tjerë që ishin në këtë vend në mënyrë të jashtëligjshme.

Dauti shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 14-vjeçare. Pas plagosjes së rojes në klubin e natës, ai u kthye për një periudhë të shkurtër në Tiranë, ku ra pre e një atentati të ndodhur në Piano Bar-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit, më 15 Shtator të 2013-s. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dauti mbeti i plagosur në këmbë. Lajmi u pasqyrua gjerësisht në mediat tona dhe në to thuhej se pas këtij atentatit dyshohej se fshiheshin konfliktet për aktivitetet kriminale në Londër, ose për hakmarrje.

Emri i Dautit deri më tani u mbajt i fshehur, pasi vetë 36-vjeçari argumentoi para autoriteteve britanike se ndonëse nuk ishte i përfshirë në krimin e organizuar, nëse do të identifikohej me emër, ata që ishin pjesë e bandave mund të besonin vërtetë se ishte, duke e bërë kështu objektiv të mundshëm për kriminelët me interesa të forta në pazaret e drogës.

Sunday Express argumentoi me sukses se kriminelët kanë më shumë gjasë që të dëmtojnë apo vrasin rivalët. Gazeta britanike argumentoi se ishte në interesin e publikut për të mësuar identitetin e tij, për shkak të akuzave për lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, që mund t’i japë atij mundësinë që të rifutet ilegalisht në vend dhe duke qenë se emri i tij ishte i njohur në Shqipëri që prej 2013-s kur u plagos në atentat.

Në përfundim autoritetet britanike vendosën ta bëjnë publik emrin e tij. Aktualisht 36-vjeçari vijon betejën në Gjykatën e Apelit kundër SIAC që refuzoi rikthimin e tij në Britani.

g.kosovari

Next Post
“Fshesa” në Velipojë/ 45 objekte pa leje do shemben, përveç bregdetit shembje edhe mbi pedonale

“Fshesa” në Velipojë/ 45 objekte pa leje do shemben, përveç bregdetit shembje edhe mbi pedonale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In