• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Fun Run Tirana”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës marrin pjesë në garë

by A M
21/10/2023 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikurse është bërë tashmë traditë, një ditë para Maratonës së madhe të Tiranës, të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në kryeqytet, morën pjesë në një garë prej 2 kilometrash, pjesë e maratonës “Fun Run Tirana”.

Në orën 10:00 të mëngjesit, gara nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

I pari që kaloi vijën e finishit nga kategoria e djemve ishte Florant Senameri me 2 minuta e 12 sekonda nga shkolla “Arben Broci”.

Teksa vlerësoi mësuesit e edukimit fizik të shkollave në Tiranë, Nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi u shpreh se sporti po merr një vëmendje gjithnjë e më të madhe për një jetë sa më të shëndetshme.

“Një duartrokitje speciale do të doja për të gjithë mësuesit e Edukimit Fizik, që janë prezent këtu me ju, dhe që nuk ju janë ndarë asnjë minutë për t’ju udhëhequr drejt rrugës së bukur të sportit, sesi mund të rriteni të shëndetshëm në këtë qytet të mrekullueshëm që është i juaji. Jam zemërplotë kur ju shoh duke vrapuar, kur ju shoh në krah të njëri-tjetrit sepse realisht punojmë të gjithë, mendojmë, projektojmë të gjithë për një qytet të shëndetshëm për ju”, tha ai.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu apeloi për më shumë përkushtim ndaj aktiviteteve sportive.

“Sot kemi ditën përpara Maratonës së Tiranës 2023 që organizon Bashkia dhe sot gjithë gjimnazet, shkollat 9-vjeçare, kanë kontribuar duke u kujdesur për veten e tyre, për një jetesë të shëndetshme. Nëse ne i kushtojmë edhe më shumë kohë sportit, të jeni të bindur që edhe vetë do të jemi më të shëndetshëm, edhe qyteti do jetë më i shëndetshëm, edhe vendi eci më përpara”, tha ministrja Manastirliu.

Tirana do të organizojë nesër për të shtatin vit “Maratonën e Tiranës” e cila mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash, si dhe ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet, duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme.

Qytetarëve u është bërë apel që përgjatë fundjavës të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private dhe të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe t’u binden menjëherë urdhrave të shërbimeve policore , në devijimet eventuale të trafikut që do të kërkohen.

/a.d

Next Post
Koçiu dhe Balla mesazh sensibilizimi për gratë e Fierit: Kontrolle të vazhdueshme për të fituar betejën me kancerin e gjirit

Koçiu dhe Balla mesazh sensibilizimi për gratë e Fierit: Kontrolle të vazhdueshme për të fituar betejën me kancerin e gjirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

October 29, 2026
DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

October 29, 2026
U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

October 29, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

October 29, 2026
Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

October 29, 2026
Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

October 29, 2026
Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

Trump shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, Hegseth shkarkon gjeneralin e lartë të Pentagonit

October 29, 2026
Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

October 29, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

October 29, 2026
Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In