Erik Fullani është një djalë i dhënë pas jetës luksoze dhe duket se ka një pasion të veçantë për makinat.
Teksa i ati Ardian Fullani vijon gjyqin për të kërkuar 48 rroga nga Banka e Shqipërisë dhe dëmin psikologjik që ka pësuar, Eriku shijon me Ferrarin e tij, pushimet në Montekarlo.
Ai ka publikuar një video ku shihet teksa shëtit në rrugët e principatës me Ferrarin e tij.