• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuga i përgjigjet Çilit: Po më gjete se kam fituar para pa punë të ndershme…

by A R
11/03/2017 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga i është përgjigjur botuesit të mediave MAPO, Henri Çili.

Ky i fundit e quante në një shkrim Fugën punist dhe eprson që ka përfituar para nga privatët por edhe nga taksapaguesit teksa gjysmën e vitit e kalonte jashtë.

Fuga ndër të tjera i thotë Çilit: “Ma provo që kam marrë 500 mijë euro nga privatët, ose përballu me avokatin tim”!

Shkrimi i plotë:

ARTAN FUGA 

Pauvre de Henri Cili !
——————————–
Një lek, një lek, një qindarkë, Neim, po gjete se e kam fituar pa punë të ndershme, do të harroj gjithçka nga ty!
———————————–

Miq më thonë se një njeri që e quan veten Henri Cili, paska mbush shumë faqe gazete të mapos sot, të cilën unë nuk e di sesa kopje shet, sa të ardhura nxjerr, dhe me çfarë financohet, se nuk më intereson kjo gjë, nuk e lexoj, ku paska treguar marrëdhëniet e tij me mua.

Sa gjatë dhe mërzitshëm…si e folura e tij!

Unë nuk e lexoj mapon sado ai të më joshi qoftë edhe duke shpifur atje në gazetën e tij që e përdor si altoparlant të vetvetes.

Cfarë turpi!

Dhe sa gënjeshtra brenda!

Po, ja përsëris, asgjë që kam rrëfyer, fare pak, nuk është e pavërtetë.

Do të doja shumë që kujtimet e veta Henri që nga Bregu i Lanës t’i tregonte në fëngjisht, italisht, ose anglisht. Atëhere do të kënaqesha edhe më shumë.

Nëse këtij individi i duken pikëpamjet e mia ngjyrosur me punizëm, ato që nxjerr nga goja ai për gjoja liberalizimin e tij duhet ta dijë se sipas meje dhe në bindjen time prej studjuesi janë të njollosura prej kohësh me nota doktrinash fashiste. Por, Henri nuk ka faj, nuk është se i ka lexuar dhe është ndikuar andej. Nuk mund t’i lexojë dot!

As më shkon ndërmend ta mendoj këtë!

Edhe për ekonominë, edhe për arsimin e lartë, edhe për gjithçka. Aq sa çuditesh! .

I shkreti Henri qenka lodhur shumë dhe më sjell ndërmend Xhon Djuin që rilexoja mbrëmë e thoshte se kujtimet janë forma emocionale dhe imagjinare e zbukurimit të mjerimit dhe imagjinata e asaj që nuk ke.

Si e shpjegoni, pse sulmon me të çjerra Henri Cili tani? Imagjinoj një zë që i thotë : Sulmoje tani Artan Fugën, tani…! Me gazetë, me gjyqe, me çfarë të mundesh!

Në litaaaar Fuga!

Si shpjegohet që thotë se po e mbështes Lulzim Bashën me vonesë, kur pretendon se ai nuk më paska bërë presion ta mbështes vite më parë dhe unë kam pasur agjendë tjetër ?

Patjetër që më ka bërë presion dhe jo vetëm për këtë! Jo UET se UET është ndërtesë, me llaç dhe me tulla, dhe agjenci jofrymore, dhe nuk bën dot presion, por ai Henri!

Pse edhe gjumë me orën e Henri Cilit do të fle unë?

Aman me deliret e tua pretendon të përcaktosh se kur është vonë dhe shpejt për mua!

He më thuaj kur është vonë për mua, sepse ti je edhe psikolog! Më ke thënë se ke edhe diplomë psikologjie a diçka të tillë, kur më telefonove dikur para nja njëzet vjetësh se nuk e mbaj mirë mend me kërkesën për t’u njohur me mua.

Falemnderit që e njeh se kam ndikuar në doktorimin tënd.

Do t’i tregojë edhe ato histori, por ngadalë. Kur të më vijë!

Po a mund ta na i përkthesh pak doktoraturën tënde nga frëngjishtja në shqip? Ta shohi pak publiku?

Sa e blertë është ajo!

Ja kaq është për sot kërkesa ime! Të më japësh kënaqësinë ta lexoj në shqip doktoraturën tënde!

Sigurisht une nuk do të rri të ndjek rrjedhat psiqike të këtij individi që megjithë kërkesat e tij, i kam thënë se as denjoj ta takoj as t’i flas, dhe i kam hequr edhe numrin nga celulari, aq shumë më ka neveritur.

Në fund pash se më kërcënonte se poqese do të tregoja kujtime të tjera nga jeta ime do të më çonte në burg, në litar, a në dreq.

Qenka tremb Henri! Më kërcënon me gjyq ky mbrojtës i flakët i fjalës së lirë!

Ky tip vërtet të bën të shkulesh gazit!

Mos ki frikë nga kujtimet e mia ! Janë të dobishme për opinionin publik. Nuk gënjej për asgjë, as nuk ofendoj, vetëm të vërteta me prova dhe dëshmitarë.

Paska treguar edhe të ardhurat e mia të fituara me punë, sipas ligjit, sipas kontratës, te UET, sakohë ende mendoja se mund të bëhej një shkollë e vlefshme për rininë shqiptare.

Për vite e vite me rradhë pune, për qindra e qindra orë të vërteta mësimi, për dhjetra ekspertiza e këshillim, mijra orë pune të lodhshme, më numuron se kam marrë 110 mijë dollarë!

Dëshiron të manipulojë opinionin publik, zakon i lashtë!

Po të shumëzosh 40 vite pune të miat me lekët e pagës mujore kushedi sa dalin!

Këtu kujton se arrin kulmin në perversitetin e tij!

Mirë që e pranon se i kam fituar sipas rregullave dhe kontratave!

Madje me punë unë kam fituar dhe fitoj edhe

nga botimet e librave të mi,

nga bashkëpunimi dikur me mediat,

nga bursat dhe misionet e kërkimit shkencor,

nga të ardhurat e pagës sime në Universitetin publik,

nga trashëgimi të vogla, nga gjithçka që ligji e konsideron burim i ndershëm të ardhurash, nga gjithçka që quhet punë e ndershme!

Madje edhe nga interesa bankare!

Një lek, një lek, një qindarkë, Neim, po gjete se e kam fituar pa punë të ndershme, do të harroj gjithçka nga ty!

Nuk kam miliona euro borxh!
Nuk spekuloj në pasuri të patundshme!
Nuk marr projekte nga borde ku jam antar!
Nuk paguaj njeri e shpërndaj rryshfete duke e justifikuar me lloj lloj marifetesh !

Por kjo nuk përjashton që shteti shqiptar më ka ende qindra miliona lekë mua dhe familjes sime! Po presim me durim ne nuk ka problem. Kur të vijë rradha.

Sikurse prisja pa fund, muaj të tërë për të marrë pagat e UET që administrator Henri i jepte me vonesë disa mujore. Mbase tani kolegëve atje nuk ju ndodh më kjo gjë, sepse do të ishte poshtërim, fyerje, dhe shfrytëzim!

Atëhere përse publikon të ardhura që i quan të ndershme ?

Kujton se kam turp nga puna ime!

Cfarë budallalliku!

Pa tregoji edhe rrogat që marrin të punësuarit e tjerë te ti! Pa trego edhe pak rrogat edhe fitimet e tua!

Madje unë këtë kërkoj nga ligja për arsim të lartë ! Të bëjë transparente buxhetin dhe shpërndarjen e tij, nga shkojnë e nga vijnë paratë e agjencive si UET dhe të tjera.

Por, jo! Ato dalin vetëm kur Henri Cili do të sulmojë bamirësit e tij !

Kjo do të ishte korrekte. Por Henri vetëm korrektësinë tregon këtu se nuk e njeh. Vetëm pështyn!

Pastaj këto të ardhura që kam fituar me punën time Henri i shumëzon me pesë dhe deliron si një mashtrues i rëndomtë se unë kam fituar nga universitetet private 500 mijë euro!

O gënjeshtar!

Po provove këtë do të t’i kthej të gjitha rrogat që kam fituar para nja gjashtë vjetësh e tutje në UET, përndryshe të shpall mashtrues!

Kështu janë gënjeshtrat e tua, realiteti i shumëzuar disafish!

Provoje, provoje!

Dhe shko merru me avokatin tim nëse nuk e provon dot!

Nuk jam kundër universiteteve private, madje edhe sot bashkëpunoj korrektësisht me një prej tyre, dinjitoz, por jam që ti ta ndalësh pështymat, fyerjet dhe shpifjet, dhe sabotimin tënd ndaj universitit publik dhe agjencive publike duke marrë studentë nëpërmjet dhunës administrative shtetrore!

Se po të hidhte në gjyq për fyerje dhe shpifje universiteti publik ty, kushedi sa lekë do të kishte fituar.

Nuk mund ta detyrojë shteti studentët të vijnë te ty!

Ky ligj duhet përmbysur sa më parë. Duhet hedhur në kosh!

Nuk mundet shteti të ndalojë universitetet publike të mbajnë hapur shkollat doktorale që të të favorizojë ty!

Se mbyllja e shkollave ka ndodhur vetëm në Serbinë e Millosheviçit!

Ky është perversiteti i atij ligji që ti mbron sepse të vjen për shtat !

E kanë kapur keq si duket dhe më jep përshtypjen se një zë i thotë: O sulmo Artan Fugën, o…!

Më sjell reminishenca Henri dhe do t’i ekzorcizoj!

Eshtë më e fortë se unë, dhe do t’i tregoj edhe në shqip, edhe në frëngjisht! Po deshe edhe në kinezçe!

Next Post
VIDEO/ Pamje të reja nga dreka e Tahirit me krerët e policisë dhe kryebashkiakun Dako

VIDEO/ Pamje të reja nga dreka e Tahirit me krerët e policisë dhe kryebashkiakun Dako

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In