• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fuçia e barutit tek porta e shtëpisë!

by Java News
29/06/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gian Micalessin

Nuk e dimë ende nëse kamikazët që goditën aeroportin e Stambollit janë militantë të Shtetit Islamik apo guerrilas të PKK, formacioni kurd i cili – që përpara shfaqjes së Isis – përdorte kamikazë. Por ne dimë atë që ka bërë në këto vitet e fundit, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Duke gënjyer veten se mund ta përthyente realitetin sipas vullnetit të tij, nuk hezitoi të mbajë marrëdhënie paqarta dhe të rrezikshme me aktorët më të rrezikshëm rajonalë. Për t’i prishur ato më pas, sapo i dukeshin të panevojshme, ose të pafrytshme. Filloi pas vitit 2011, duke ndërthurur negociatat komplekse të paqes me Abdullah Oçalanin, udhëheqësin e padiskutueshëm të PKK, i burgosur që nga viti 1999 në qelitë turke. Papritmas, ndërpreu negociatat sapo kurdët sirianë u shfaqën si kundërshtarët kryesorë të grupeve të xhihadit dhe shtetit islamik, të cilët Erdogani shpresonte që të rrëzonin regjimin e Bashar al-Assadit.

Në këtë pikë ambiguiteti i “Sulltanit”, në gjendje që, nga njëra anë të qëndronte në NATO dhe nga ana tjetër, të bënte biznes me Shtetin Islamik, bëhet absolutisht i dukshëm. Nga aeroportet turke kalojnë më shumë se pesë mijë xhihadistë evropianë dhe tridhjetë mijë dhe jo-evropianë, drejt territoreve siriane të kontrolluara nga ISIS. Në kufirin turko-sirian mbajnë radhë kolonat e çisternave të ngarkuara me naftë bruto, e nxjerrë nga puset e Der El Zorit që kontrollohen nga Shteti Islamik.

Në zonat kufitare, gazetarët turq filmojnë dhe fotografojnë ngarkesat e armëve që shkojnë drejt Kalifatit, nën mbrojtjen e shërbimeve sekrete të Ankarasë. Por, për të mbuluar hipokrizinë flagrante të një Erdogani të aftë për të bombarduar pozicionet kurde duke argumentuar, se në fakt po lufton Kalifatin, ka dhënë një dorë edhe indiferenca apatike e NATO-s, e Europës dhe një Amerike të gatshme për të bërë gjithcka, vetëm e vetëm që të ruajë lidhjet me një aleat kyç në kundërvënien ndaj Rusisë së Vladimir Putinit.

Dhe kështu, Presidenti Erdogan gjen veten të lirë për të tërhequr litarin. Deri kur iluzioni i pushtetit të pakufishëm, shndërrohet në një energji të pamatur vetëshkatërruese. Shenja e parë e dukshme është rrëzimi i avionit rus, me të cilin, vjeshtën e kaluar, ai shpresonte të fitonte solidaritetin e Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës Atlantike. Ky hap shënon edhe fillimin e izolimit dhe të dobësimit. I shtyrë edhe nga vrulli autoritar, që e bën të arrestojë gazetarët dhe kundërshtarët, si dhe përdorur ligjet e anti-terrorizmit për të shuar të gjithë disidentët, Sultani përfundon duke futur në siklet të madh, po ata aleatë që deri më tani kanë toleruar. Hap tjetër i gabuar për besueshmërinë tashmë të komprometuar të Presidentit, është lehtësia me të cilën përdor për qëllime personale, emigracionin dhe terrorizmit.

Në verën e vitit 2015 kampet e refugjatëve sirianë, të përdorura deri në ato momente si baza rekrutimi për grupet xhihadiste siriane, u shndërruan në armën më të re, me të cilën ai i bën shantazh Evropës dhe i merr asaj 6 miliardë euro. I bindur se mundet që të kontrollojë aktorët e përdorur për të përthyer realitetin sipas dëshirave të tij, Erdogani harron se është presidenti i një kombi të ndërlikuar dhe të larmishëm, ku ka të bëjë me pesëmbëdhjetë milionë kurdë dhe disa milion ekstremistë islamikë, të cilët joshen kollaj prej tezave të një ISIS-i që është bërë zot i vërtetë i shumë zonave kufitare.

Dhe kështu PKK, e përdorur si gogol për të ushqyer kërcënimin e terrorizmit të brendshëm dhe për të fituar zgjedhjet, rikthehet – pasi u mbyllën votimet – për të përfaqësuar emergjencën e vërtetë kombëtare. Një emergjencë e rrethuar nga terrorizmi edhe më i fshehtë dhe i rrezikshëm, se sa ato celulat e Shtetit Islamik, që pasi i kanë shpëtuar kontrollit të shërbimeve të fshehtë, janë bërë ankthi i vërtetë i Sulltanit. I cili gënjente veten se ishte në gjendje për t’i zotëruar sipas qëllimeve të veta.

Il Giornale – Bota.al

Next Post

Ja sesi e "etiketon" Petrit Vasili i LSI-së, Kryeministrin Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In