• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ftoi, fruti mbret i vjeshtës, sëmundjet që kuron dhe disa kuriozitete për të

by A R
23/10/2015 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.

Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ka studime që tregojnë se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut. Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Në mjekësinë popullore është përdorur fruti, farërat dhe gjethet e thara. Receta të ndryshme me këto ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.
Ftoi, bombë e vitaminave
Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet një pemë të vërtetë të vjeshtës. Edhe pse koha e tij është nga tetori deri në dhjetor, ai nuk gjendet shpesh në tregje. Kjo pemë e ka origjinën e saj nga Azia Jugperëndimore, respektivisht nga Irani dhe Anadolli. Ftoi është adhuruar nga grekët e vjetër. Ky frut tek ta simbolizonte lumturinë dhe dashurinë . Në kohët e vjetra, ky frut konsiderohej pemë e pllenimit. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminën A, vitamina B1 dhe B2, si dhe niacinë. Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa edhe ftoi që është një pemë shëruese, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.
Ftoi dhe cilësitë e tij kuruese
Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken. Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.
Ftoi është i ushqyeshëm
Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qyshkur për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër adsiarresë, dizanterisë dhe të vjellave. Ftoi përdoret për forcimin e organizmit të pleqve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë. Për ata persona përgatitet ky ilaç i preferuar mund të merren 2 kokrra ftonj, priten në copa të imta dhe futen në 1 enë ku përzihen me verë të bardhë. Lihen të mbuluara prej 7-10 ditë.
basket-of-quinces

Mite dhe kuriozitete për ftoin
Ftoi është një kulturë drufrutore mitike e kultivuar nga njeriu ndoshta dhe më herët se molla dhe dardha të cilave u ngjason shumë pasi, bën pjesë në të njëjtën familje(Rosaceae). Disa studiues konkludojnë se mund të ketë qenë dhe fruti i tundimit për Evën dhe Adamin në Mesopotaminë e Lashtë 4200 vjet më parë. Emri biblik i ftoit përkthehet “Mollë e artë” ndërsa emrin ftua e ka marrë më mbrapa kur filloi të përmendet molla.

Tek “Odisea” e Homerit përmendet si peme frutore e rëndësishme në kopshtet e asaj kohe. Në mitologjinë Greke ftoi përmendet gjithashtu me emrin “mollë e artë” dhe është fruti që Parisi i dha Perëndeshës së dashurisë Afërditë për të marrë dorën e Helenës së bukur të Spartës. Thuhet se në atë kohë në Trojë nuk kishte mollë por, një ftua që u quajt “mollë sherri” midis perëndeshave më të bukura: Afërditës, Herës dhe Athinasë. Në Greqinë e lashtë ftoi është karakterizuar si “fruti i dashurisë, martesës dhe pjellshmërisë”.

Plutarku] kumton se ne ceremonitë e dasmave ftoi ishte një frut i rëndësishëm. Kur dhëndri me nusen hynin në dhomë përdorej për të ëmbëlsuar e ndahesh midis tyre, siç veprohet sot me tortën e dasmës, ndoshta që këtu e ka zanafillën ky rit. Në kohën e mbretërimit të Mbretit të madh Solomon kjo ishte sanksionuar me ligj. Në një traditë të grekëve të lashtë karocës martesore i hidheshin ftonj dhe shpërndaheshin sapo nusja të arrinte tek shtëpia e dhëndrit.
Edhe ne Romën e Lashte ftoi ishte një frut që vlerësohej. Plini e përmend ftoin si një frut me vlera medicinale. Në pikturat murale të Pompeit ftoi është vendosur në putrat e një arushi. Romakët ftoin e përdornin edhe në kuzhinë për gatime. Në atë kohë flitej se mbahej edhe për të luftuar syrin e keq. Për fenë islame ngrënia e ftonjve të forcon zemrën.
Në trevat e Gjirokastrës glikoja me ftua përdoret për të gostitur krushqit si gjatë ceremonive të fejesave ashtu dhe të dasmave e gëzimeve të tjera, siç e kam përshkruar më lart. Glikoja me ftua duhej të sigurohej pa tjetër në këto raste, glikoja përgatitej nga amvisat e familjeve që kishin gëzimin, ky zakon ndiqet edhe sot. Nisur nga ky kënd-vështrim emri “ftua”në shqip të lë të dyshosh se derivon nga folja “ftoj”, si një homonim. Pra, ftoi si frut ose gliko ishte domosdoshëm kur do të ftoheshin miq në shtëpi dhe duhej të gostiteshin apo të ëmbëlsoheshin.
Origjina, përhapja, prodhimi
Vend origjina e ftoit mendohet të jetë midis detit Kaspik dhe Detit të Zi, në rajonet e Trans-Kaukazit ku dhe sot gjendet në gjendje të egër. Ka të dhëna se është kultivuar edhe në Mesopotaminë e Lashtë në zonën veriore të Irakut, para se të kultivohej molla. Emri ftua përmendet në shkrimet greke që në vitet 600 para Erës së Re. Nga romakët përmendet nga Plini, Kolumela etj. Në Francë dëshmohet se është shfaqur në vitin 812, ndërsa në Angli në vitin 1275. Në kontinentin Amerikan si datë e hyrjes së ftoit është shënuar 16 marsi 1829 në Masaçusets dhe u përhap me shpejtësi në shtetet Virxhinia, Teksas etj., por u konkurrua nga molla dhe dardha. Në Amerikën e Jugut i suksesshëm ka qenë kultivimi i tij në Argjentinë, Uruguaj, Kili dhe në jug të Meksikës.

Next Post

Mos e humbisni, ja si një traktor u bë Ferrari! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In