• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Moti i keq, Bashkia Tiranë nis sistemimin e të pastrehëve në qendra sociale (GALERI)

by A R
05/01/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ngritjes së shtabit të emergjencave, Bashkia e Tiranës ka nisur sistemimin e personave në kushte rruge drejt qendrave sociale. Kjo masë e marrë do të shmang pasojat e kushteve të këqija atmosferikë tek ata që flenë në mjedise të ndryshme publike. Shumë prej tyre shtëpitë i kanë në qytete të tjera ose shumë larg nga qendra e qytetit, ndaj Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që këto raste të veçanta t’i trajtojë me strehim provizor, deri në kalimin e temperaturave të ulëta. Siç shikohet edhe në foto, punonjës të Policisë Bashkiakë, me mjetet e tyre, kanë bërë shpërnguljen e personave në kushte rruge në disa prej qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës.

Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, apeloi për vëmendje ndaj këtyre personave. “Vëmendje të veçantë do ta kemi veçanërisht atyre që kanë nevojë më shumë mbështetje, që janë persona në kushte rruge, ata që janë të moshuar, pa një ndihmë dhe që jetojnë ndoshta të vetmuar, për faktin se jetojnë fëmijët në emigracion ose për rrethana të tjera”, tha Veliaj. Ai tha se duhet të sigurohemi që çdo qytetar i Tiranës është i sigurt dhe ka një strehë të ngrohtë kur të arrijë ky i ftohtë polar.

Ndonëse kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi që të gjithë personat të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ka nga ata të cilët edhe pse e kanë një të tillë, enden rrugëve. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion disa godinë që do të shërbejnë si qendër strehimi e përkohshme. “ Në rast nevoje ne do të përdorim të gjitha kopshtet, të gjitha shkollat, madje pallatin e sportit apo edhe konviktet tona të nxënësve dhe të studentëve, duke qenë se ende nuk ka filluar shkolla, konviktet i kemi ende në dispozicion. Do të jetë gjithashtu e hapur për të gjithë qytetarët, që i kap i ftohti në qendër të Tiranës, edhe kjo seli, Bashkia e Tiranës, zyra ime, zyra e Këshillit Bashkiak  dhe të gjitha zyrat publike për këdo qytetar që moti i ftohtë e kap në rrugë dhe ka nevojë të fusi kokën diku për t’u ngrohur sa të kalojë vala e të ftohtit”, tha më herët Veliaj.

unnamed-1unnamed-2unnamed-3unnamed-4unnamed

Next Post
Sondazh britanik: Chelsea do ta fitojë titullin në Premierligë

Sondazh britanik: Chelsea do ta fitojë titullin në Premierligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 8 Gusht 2026

August 7, 2026
Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

August 7, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

August 7, 2026
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë në 7 muaj

August 7, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve

August 7, 2026
Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

August 7, 2026
Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

August 7, 2026
Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

August 7, 2026
Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com