Mos kini merak sepse ditet e fundit te vitit dhe mbremja e nderrimit te viteve nuk do te sjelle shira, por do te rikthehet i ftohti siberian. Metereologet parashikojne qe temperaturat ne te gjithe vendin do te jene nen 0.
Sipas “Meteoalb”, “java tjeter do te dominohet nga kthjellime dhe vranesira te cilat ne veri dhe verilindje do te shoqerohen me reshje te pakta debore. Qe nga dita e merkure dhe deri ne fund te vitit duke perfshire edhe naten e vitit te ri do te jemi ne ndikimin e motit te kthjellet por te ftohte. I ftohti siberian pritet te vije nga e merkura. Temperatura zero dhe nen zero grade do te kete i gjithe vendi.